 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Propozimi, te legjitimohen kurset private
E Merkure, 14 Maj 2008
Edhe pse deri me tash kurset private jane cilesuar si nje fenomen mjaft negativ nga ana e Ministrise se Arsimit, duket se do te jete pikerisht ajo qe do te kerkoje legalizimin e tyre. Burime nga MASH shprehen se gjate vitit te ardhshem pritet qe ndryshoje rregullorja qe flet per kurset private. "Do te kerkojme qe ato te licencohen dhe brenda rregullores te jene percaktuar edhe kriteret e licencimit, te detajuar", thone specialiste te Ministrise se Arsimit. Sipas tyre, gjithsesi do te ndalohet dhenia e kurseve private nxenesve nga mesuesit e tyre. Nje gje e tille, sipas specialisteve, do te bente qe ora e mesimit te kthehej ne biznes dhe do te demtonte procesin e mesimdhenies. Gjithashtu ne menyre te terthorte do te diskriminoheshin maturantet te cilet nuk kane mundesi financiare qe te ndjekin nje kurs privat. Megjithese aktualisht nuk eshte licencuar asnje kurs privat, Ministria e Arsimit nuk mund ta ndaloje zhvillimin e tyre ne menyre te fshehte. Sezoni i pranveres dhe i veres jane me fitimpruresit per mesuesit e shkollave te mesme. Perpos pages qe marrin neto, ata marrin edhe nje "page" tjeter shume me te majme, si rezultat i kurseve private. Vetem nje ore, per nje nxenes atyre u kushton mesatarisht 1 mije leke. Ndersa nese mbledh minimalisht 10 nxenes, nje mesues mund te perfitojne 10 mije lek te rinj, vetem ne nje dite. Megjithate gjithe ceshtja eshte se si t'i bindin nxenesit pa rene ne sy, se ata kane nevoje per kurse private. Praktika e pervitshme ka treguar se nje gje e tille nuk ka qene aspak e veshtire per mesuesit. Pasi kane "ngrohur" xhepat, ata u kane shpjeguar nxenesve "kleckat" e lendes dhe tipat e ushtrimeve apo pyetjeve qe do t'i cojne ata drejt universiteteve publike te vendit. Nje praktike e tille ndodh vit per vit ne shkollat tona, edhe pse ligjerisht eshte e ndaluar. Megjithate, kurset private rrjedhin per vit, si nje biznes qe forcohet perdite e me shume.
Sa kushton mesatarisht nje ore kursi
Nxenesit pohojne pohon se vetem nje ore per anglishten kushton 1500 leke te vjetra. Nje ore kursi per gjuhen frenge (e futur per here te pare sivjet ne listen e provimeve me zgjedhje kushton 1300 leke, ndersa matematika, 2 mije leke. Njohuria per Shoqerine dhe filozofia kushtojne 800 leke ora, ndersa historia dhe gjeografia nga 750 leke nje ore kursi.
Aktualisht, konsultime falas per nxenesit
Udhezimi i Ministrise se Arsimit ka parashikuar harkun kohor 2-7 qershor, kohe kur te gjitha shkollat duhet te zhvillojne konsultime me te gjithe nxenesit per dy provimet e detyruara. Ndersa per sa i perket provimeve me zgjedhje, udhezimi parashikon qe konsultimet e grupuara sipas lendeve me nxenesit duhet te zhvillohen pas perfundimit te provimeve te detyruara.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Te jetosh ne Itali dhe te sigurohesh ne Shqiperi
- Legalizimet, tokat e lira ne proces te dyte
- Koeficientet ne shkolla pa formularin A2
- Shkollat, femijet te rrezikuar nga aksidentet
- Ndotja nga guroret, gjoba dhe bllokime
- "Albpetrol", zhdemtim financiar fermereve
- Gabimet mjekesore, spitalet fshijne te dhenat
- Thereksa: S'plotesojme pacientet me dialize
- Spitali Ushtarak, s'ka ambiente per perballimin e rasteve
- Konkurrenca e padrejte, qindra taksi ne proteste
- Geva e urise, rendohet gjendja e grave
- Perurohet rruga, korsi per mjete te vecanta
- Fiera del Levante, celet me 20 maj
- Zyrtare, Ndoka kerkon shkarkimin e Mati Pepes
- Mjeket e ORL-se ne mbrojtje te Hoxhallarit
|
|