"Fabrikat po na demtojne mjedisin"
E Merkure, 14 Maj 2008
Nje grup ambientalistesh kane kundershtuar ngritjen e fabrikave te cimentos ne nje zone shume te afert. Sipas tyre, vetem gjate ketyre 2 viteve te fundit jane dhene 6 leje per hapjen e fabrikave te cimentos nga Elbasani deri ne Fushe-Kruje gje qe sjell demtim te mjedisit. Po keshtu, ambientalistet kane kundershtuar edhe ngritjen e TEC-eve me qymyr te cilet nuk sjellin asnje permiresim te situates energjetike. "Ne vitet e fundit jane pershkallezuar dhe shtuar faljet e copave te Shqiperise per industri, qe jane shume te dyshimta ne respektimin dhe ndikimin mbi mjedis. Ngritja e ketyre bizneseve do te sjelle nje mjedis te shkaterruar", ka pohuar ambientalistit Adrian Klosi. Sipas tyre, duhet qe te hartohet nje strategji ekologjike, ku te merret parasysh zhvillimi ekonomik, por qe nuk do te kete nje ndotje te madhe mjedisore. Te dhenat tregojne se marreveshjet e kryera deri me tani per ngritjen e ketyre bizneseve nuk jane te shoqeruara me leje mjedisore. Nderkohe, ata i kane meshuar edhe faktit se eshte e nevojshme qe te kryhen studime paraprake per ndotjen qe do te shkarkojne futja e industrive ne vendin tone.