PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Denojme atentatin ndaj Ahmetit"


E Merkure, 14 Maj 2008

Kryeministri Berisha me ane te njoftimi per shtyp, denoi diten e djeshme atentatin ndaj kryetarit te Bashkimit Demokratik per Integrim te shqiptareve te Maqedonise, Ali Ahmeti. Ne njoftimin e publikuar nga zyra e shtypit te Kryeministrit Berisha theksohej se ky akt denohej nga kreu i qeverise edhe per arsyen se mbrapa ketij atentati qendrojne qellimet per prishjen e paqes dhe stabilitetit politik ne Maqedoni. Duke e denuar me force kete atentat, ne njoftimin per shtyp theksohet se kreu i qeverise, Berisha, shpreh besimin se autoritetet maqedonase do te bejne te gjitha perpjekjet per te identifikuar, kapur dhe vendosur perpara ligjit ata qe e kryen kete akt. Atentati ndaj liderit te BDI-se se Maqedonise, Ali Ahmeti, eshte denuar gjeresisht edhe nga faktori nderkombetar ne Maqedoni.


Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika