PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Basha: Ja prioritetet tona


E Merkure, 14 Maj 2008

Shqiperia nisi diten e djeshme zyrtarisht kryesine e radhes se Organizates se Bashkepunimit Ekonomik te Detit te Zi (BEDZ). Ne ceremonine e organizuar me kete rast ne Sekretariatin e Perhershem te Organizates ne Stamboll, ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, prezantoi prioritetet e Kryesise shqiptare, si dhe kalendarin e aktiviteteve te parashikuara te mbahen gjate kesaj periudhe. Ministri i Jashtem, Basha, u shpreh se tre shtyllat kryesore ku mbeshteten prioritet e Kryesise se Shqiperise jane vazhdimi i reformave strukturore te organizates, kultivimi i marredhenieve te bashkepunimit me aktoret nderkombetare si BE dhe OKB, si dhe zgjerimi i bashkepunimit mes vendeve anetare te organizates ne nivel sektorial. Ai vuri ne dukje vullnetin dhe gatishmerine e plote te Shqiperise per te realizuar nje Presidence te suksesshme.


Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika