Islami: Ja formula per zgjedhjet e vitit 2009
E Merkure, 14 Maj 2008
Ish-bashkekryetari socialist i Komisionit per Reformen Zgjedhore, Kastriot Islami, ne nje prononcim per shtyp, ka sqaruar formulen qe do te perdoret ne zgjedhjet parlamentare te 2009. Duke perdorur gjuhen e shifrave, deputeti socialist, i cili gjithnje eshte marre me reformen zgjedhore, ka bere nje perllogaritje te thjeshte se si pritet te behet ndarja e deputeteve neper zonat zgjedhore sipas numrit te votuesve, bazuar ne numrin e pergjithshem te zgjedhesve ne shkalle kombetare. "Numri mund te jete ne shkalle kombetare, le te themi 2 milione e 100 mije, nje shume e perafert, pjesetuar me numrin 140, do te jape nje kuote, qe e ka pjesetimin ne kete rast qe po flasim eshte 20 mije", sqaron Islami, numrin e perafert te zgjedhesve qe do te hedhin votat per nje deputet. Duke e bere llogarine gjithnje ne faktin se Kuvendi do te kete 140 deputete. Sipas tij, me kete kuote shkohet pastaj ne secilin qark dhe pjesetohet numri i votuesve te secilit qark me kete kuote, duke nxjerre dhe numrin e deputeteve qe i takojne cdo qarku ne Shqiperi, pa marre persiper te nxirret pragu i levizshem elektoral. "Le te marrim rastin e Qarkut te Shkodres, qe mund te ishte rreth 270 mije votues, pjesetim per 20 mije votues, do te ishte nje shifer rreth 13,5 per qind. Kjo behet ne secilin qark te kete nje shifer, ku do te kete nje pjese te plote dhe presjen dhjetore, qe vjen nga pjesetimi me kuoten e numrit te votuesve me kuoten qe llogaritet ne shkalle kombetare", vijoji ish-bashkekryetari socialist i Komisionit per Reformen Zgjedhore sqarimin e tij. Sipas formules se shpjeguar nga Islami, perllogaritja behet ne kushtet kur cdo qarku i atribuohet pjesa e plote dhe nese shuma e tyre qe eshte llogaritur 140 dhe nese shuma e mbetur eshte 134 edhe 6 mandate per secilin qark, keto mandatet e mbetura iu atribuohen mbi bazen e presjes dhjetore me te madhe. Ne kete kendveshtrim, do te perfitojne nje deputet me shume te gjithe ato qarqe, nga pjesa e mbetur, sipas tij, e gjashte deputeteve, ato qarqe te cilat do te kene numrin pas presjes dhjetore me te madhe. Per here te pare, socialistet japin dhe formulen e nxjerrjes se numrit te deputeteve ne cdo qark te vendit, propozim ky qe pritet te hidhet per diskutim ne Komisionin e Ligjeve, ku eshte parashikuar te diskutohet dhe te debatohet. Nderkohe qe, Islami nuk ka munguar te shprehe dhe detaje te tjera te ketyre ndryshimeve. "Ndryshimi kushtetues i sistemit elektoral do te reflektohet mbi kodin zgjedhor, i cili pritet t'i nenshtrohet disa nderhyrjeve te reja. Keto ndryshime do te perfshine regjistrin themeltar, administrimin e zgjedhjeve, financimin e fushates elektorale dhe percaktimin e dates se zgjedhjeve nepermjet nje neni te percaktuar ne kod", ka qene deklarata e Islamit. Ish-aleatet e socialisteve kane qene teper te vendosur ne lidhje me kundershtine e tyre per sistemin proporcional rajonal, nen argumentin se do te kishte sipas qarqeve rritje fiktive te pragut elektoral. Gje qe do te nxirrte jane loje te gjitha keto parti. Vetem LSI, se fundmi, e perqendruar ne referendumin kunder ndryshimeve ne Kushtetute, ka bere "paqe" me ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke u pajtuar me te.
Proporcionali rajonal
Socialistet paraqiten amendamentin per ndryshimet ne Kushtetute per sistemin zgjedhor duke kerkuar nje sistem proporcional rajonal, i ngjashem me sistemin spanjoll. Te vegjlit e kundershtuan, madje nenshkruan dhe nje deklarate, duke paraqitur paketen e tyre per sistemin zgjedhor, sipas modelit gjerman me variant shqiptar te pragu. Por, marreveshja mes dy partive te medha, duket se nuk la shteg tjeter te te vegjlit, te cilet tashme kerkojne model te pershtatshem rajonal.
Sulmet ndaj Islamit
Te vegjlit dhe kryesisht Levizja Socialiste per Integrim, pergjegjesin kryesor per ndryshimet ne Kushtetute per sistemin zgjedhor, dhe fiksimin e sistemit rajonal, kane akuzuar ish-bashkekryetarin e Komisionit te Reformes Zgjedhore, deputetin socialist, Kastriot Islami. Per ta, ai eshte personi i gjetjes se ketyre formulave, duke e etiketuar si njeriun qe kerkon te nxjerre jashte politikes partite e vogla. PS iu pergjigj ketyre akuzave, duke kerkuar miratimin e Kodit te "ligjet"
Denis Dedej