Ceka: Nga Migjeni nuk fitoj asgje
E Merkure, 14 Maj 2008
Presidenti i Aleances Demokratike, gjate nje interviste per gazeten, sqaroi arsyet per te cilat erdhi nisma e tij mbi te drejten e autorit. Sipas tij, amendamenti i propozuar mbi kete ceshtje nuk ka te beje aspak me arsye personale, por, perkundrazi, per te mbrojtur vlerat kulturore shqiptare. "Efekti pozitiv i ketij ligji eshte ne ruajtjen e tradites, krenarise se familjeve qe kane kontribuar ne kulturen shqiptare, por dhe ne kualitetet e librit", vleresoi Ceka, lidhur me propozimin e tij mbi te drejten e autorit.
Si do t'u pergjigjeshit zerave, te cilat e cilesojne nismen tuaj mbi te drejten si nisme per interesa personale?
Ne kete rast, qe Migjeni eshte i lidhur me familjen e gruas time, mund te them se ka ndikuar. Por, une perpara se ta kem dajen e gruas time, eshte poeti me i dashur per mua, eshte nje poet aktual dhe shume mire qe ka nje familje te tij qe vazhdon dhe kontribuon ne kulturen shqiptare. Ashtu sikurse ka nje familje te Cabejt, te Kokones, te Kutelit, te cilet jane te interesuar direkt ne trashegimine letrare dhe kjo i ben nder Parlamentit shqiptar. Per rastin e Migjenit, pronesia e te cilit mbaron ne 2008, nese familja e tij do te vazhdoje te kete autoritet mbi pronen nuk do te fitoje ndonje gje te madhe ekonomikisht, por nga pikepamja morale do kujdeset qe kjo pronesi te mbrohet. Theksoj se nga nje liber i Migjenit, kur shitet ne treg, 30 per qind i merr shitesi, 40 per qind i ka marre shtypshkronja, 20 pergatitja e librit, kompjuterizimi, faqosja, e te gjitha keto procese me radhe dhe vetem 10 per qind i mbeten familjes per ta gezuar. Imagjinoni qe ne kete 10 perqindesh familja e Migjenit sot mund te kete 10-15 trashegimtare, pra secilit prej tyre i bie 10 leke te vjetra per nje liber. Keshtu qe nuk ka te beje ketu sic u tha dhe ne argumentet kunder ne sallen e Kuvendit per interesa te vogla personale. Ne kete rast, nese gruaja ime eshte trashegimtare e familjes Migjeni do t'i bjere 0,5 per qind e fitimit nga libri ne krahasim po themi me 30 perqindeshin qe merr shitesi. Por, ajo qe ka ndodhur edhe me botimin e Migjenit, apo me te gjitha ato botime, ku familja ka krenari per vlerat e paraardhesit, sic eshte Poradeci, Kuteli, Cabej, Kokona, mbahet emri i personalitetit. Efekti pozitiv i ketij ligji eshte ne ruajtjen e tradites, krenarise se familjeve qe kane kontribuar ne kulturen shqiptare, por dhe ne kualitetet e librit. Ndersa botuesit shqiptare me gjithe respektin e madh qe kam ndaj tyre, jane te kategorive me te ndryshme. Ka natyrisht dhe botues dinjitoze, qe mund te vleresojne botime te tilla, por ka te tjere qe mezi po presin qe ta bejne cope-cope Migjenin ne diten qe mbaron 70-vjetori i deritanishem.
Sipas gjykimit tuaj, pse erdhi reagimi i Mustafajt gjate diskutimit ne Kuvend?
Mustafaj ishte si shiu me eren, sic thone ne Elbasan, tha dicka iku as qe pyeti se c'u be pas. Besoj qe qe nje impresion i castit, per te cilin shpresoj te kete reflektuar. Besoni qe kjo nisme te plotesoje mangesite e hasura deri tani mbi kete ceshtje? Ne Shqiperi kemi nevoje per me shume letersi shqiptare. Kemi nevoje per me shume lexues dhe ky eshte problemi kryesor ne vend. Njekohesisht, libri po behet shume i kushtueshem per shkak te kostove, nderkohe qe sponsorizimet per te jane shume te pakta dhe ky eshte dhe problemi qe prisja te ngrinte dhe zoti Mustafaj, qe eshte vete botues qofte dhe ne emer te botuesve shqiptare. Une s'e kam degjuar te ngreje njehere problemin e nevojes se mbeshtetjes se librit shqip nga qeveria shqiptare, duke qene dhe anetar i pozites, dikur dhe minister. S'e kam degjuar te ngreje problemet qe lidhen me propaganden per librin, qe pothuajse mungon ne mediat shteterore, ku me perpara ka pasur emisione te vecanta per librin, pra nuk ka ngritur asnjehere ceshtjen e librit si nje pjese e rendesishme e kultures se rinise se sotme. Ky eshte problemi me i madh dhe jo se cfare do te fitoje nje botues shqiptar nga familja e Migjenit qe deri sot ka sakrifikuar per ta ruajtur vepren e tij.
"Amendamenti vlereson pronen intelektuale"
Presidenti i PAD-se, Neritan Ceka, vleresoi amendamentin e propozuar prej tij mbi te drejten e autorit trashegimtaret, pas vdekjes se autorit te drejten ne 70 vite te plota. "Ne kete 70-vjecar te mos llogariten vitet nga 1968 deri ne 1991, kur kjo e drejte eshte mohuar. Ne kete rast jam nisur nga dy gjera; se pari, nga nevoja per ta vleresuar pronen intelektuale ne Shqiperi si nje prone e perkohshme dhe jo te perjetshme. Se dyti, ne Shqiperi eshte bere zakon qe prona intelektuale te masakrohet ne menyren me banale. Pas vitit 1990, ka pasur disa botime per Migjenin qe ishin botime pirate mizerabel, te nje kualiteti shume te keq te cilet natyrisht qe zhvleresonin dhe kualitetin letrar te tij", u shpreh Ceka, lidhur me kete ceshtje. Sipas tij, ne ligjin aktual e drejta e mirefillte e familjes cenohet rende sepse nuk eshte nje e drejte qe eshte shfrytezuar ne 70 vitet reale, sepse nga viti 1968 ne 1991 kjo nuk eshte shfrytezuar, pra i bie qe familja ta gezoje kete te drejte vetem pak vite.
Bisedoi: Oli Xhilaga