PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gurakuqi: Berisha te largoje Ndoken nga posti i ministrit


E Merkure, 14 Maj 2008

Kryetari i Partise Demokristiane, Anton Gurakuqi, deklaroi dje se Nard Ndoka nuk perfaqeson me PDK-ne. Sipas tij, ai vazhdon ende te bej "merkato" ne Kuvend, duke u perpjekur te bleje deputete. "Ish-kryetari i PDK-se, Ndoka, vazhdon "merkaton" e deputeteve, duke synuar qe t'i beje presion Kryeministrit Berisha nepermjet kartoneve te disa deputeteve, qiraxhinj te mbledhur nga parti te ndryshme per te qendruar 'me dhune' ne postin e ministrit te Shendetesise", deklaroi Gurakuqi ne konferencen e djeshme per shtyp. Per te, Ndoka disa deputete rreth tij jane nje sajese parlamentare qe synojne vetem presionin ndaj kreut te mazhorances dhe te PD-se, Berisha, per perfitime personale. Gurakuqi i beri keshtu thirrje Kryeministrit Berisha qe sa me pare te largoje nga detyra e ministrit te Shendetesise, Nard Ndoken, pasi, sipas tij, qendrimi i tij i metejshem vazhdon te krijoje probleme te shumta dhe me pasoje edhe per jeten e qytetareve, te cilet kane probleme serioze shendetesore. Diten e shtune pritet qe PDK-ja, e drejtuar nga Anton Gurakuqi, te mbledh Keshillin Kombetar dhe te paraqes edhe kandidaturat e kesaj partie, per ministrin e ri te Shendetesise. Nderkohe qe jane derguar zyrtarisht nga ana e kryetarit te PDK, Ndoka, te Berisha si kandidate per zv.ministra, Aida Jonidhi dhe Vladimir Beja, dy emrat pasues te Bushatit e Gurakuqit.

F.Mejdini




Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika