PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Meta: Jo ndryshime ne Kushtetute per imunitetin


E Merkure, 14 Maj 2008

"Ne habitemi pse nuk bene ndryshimin ne Kushtetute per ceshtjen e imunitetit, naten e 21 Prillit. Por, nga nxitimi sic duket do te kene harruar ose akoma nuk ishin marre vesh". Ky ishte qendrimi i ardhur nga kreu i LSI-se, Ilir Meta lidhur me gatishmerine e shprehur nga dy forcat e medha sa i takon heqjes se imunitetit. Nje deklarate e tille erdhi pas takimit qe kreu i LSI-se pati dje me Kryetarin e Parlamentit te Gjermanise, Norbert Lammert. Ndalur ne kete ceshtje, Meta nenvizoi se "ne kemi thene si LSI qe ne fillim qe duhet te na konsiderojne pa imunitet, pavaresisht se ne e dime qe drejtesia ne kete vend ende nuk eshte e pavarur dhe pas nates se 21 Prillit eshte edhe me e varur nga ekzekutivi dhe nga Kryeministri". Madje, po ne kete linje, Meta, duke shtuar dozen e kritikave, vleresoi se Kryeministri pas nates se 21 prillit ka marre nje super-imunitet. Keshtu qe, ai mund t'u heqe imunitetin atyre deputeteve te tjere, per t'i pasur me shpejt ne kontroll, por, per fat te keq, Berisha me ndryshimet qe u bene ne naten e 21 prillit ka marre nje imunitet te jashtezakonshem dhe kjo eshte nje fatkeqesi e madhe, sepse se pari, ai duhet te jete nje nga personat kyc qe duhet te dale para drejtesise per te deshmuar per ngjarjen e Gerdecit dhe se dyti, ai duhet te garantoje nje proces te hapur te organeve te drejtesise ndaj te gjithe administrates qe akuzohet per korrupsion".












Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika