Rama: Imuniteti, s'ndryshon Kushtetuta
E Merkure, 14 Maj 2008
Oli Xhilaga
Heqja e imunitetit do te jete pjese e diskutimeve e gjithe problematikes se Paktit Kombetar per Drejtesine. Ky eshte qendrimi i kupoles roze, i bere i ditur nga vete kreu socialist, Edi Rama, sa i takon kerkeses se ardhur nga mazhoranca qeverises lidhur me heqjen e imunitetit. Pra, socialistet jane pro heqjes se imunitetit te deputeteve, por kjo jo si nje ndryshim kushtetues, por vetem si ligj. Keshtu, Partia Socialiste, pervec kundershtimit qe i ben kerkeses se te djathteve per te rifutur ne Kushtetute nje element te vetem, synon qe permes kesaj nderhyrje mazhoranca te vere ne eficience permes miratimit ne Kuvend, Paktin Kombetar per Drejtesine te propozuar nga kjo parti.
Kryetari i PS-se, Edi Rama mori pjese dje ne konferencen "Rruga e Shqiperise drejt anetaresimit ne BE: Percaktimi i prioriteteve" e organizuar nga Komisioni i Politikes se Jashtme dhe Integrimit te Partise Socialiste, ne bashkepunim me Fondacionet "Alfred Mozer", te laburisteve holandez dhe me Fondacionin "Qemal Stafa". Merrnin pjese dhe ambasadori i Komisionit Evropian, Lohan dhe reporteri i KE, Rucek. Gjate fjales se tij, kreu socialist, Rama, duke iu referuar progres-raportit te vitit 2007, vuri ne dukje se "ne jemi nismetare te hedhjes se nje hapi shume te rendesishem per ekuilibrat e shtetit ne Shqiperi, dhe perforcimin e drejtesise dhe te rolit te saj, permes Paktit Kombetar per Drejtesine, qe e kemi propozuar konkretisht, ku perfshihen te gjitha problemet e nenvizuara edhe ne Progres Raportin e 2007, dhe ku ne themel kemi vendosur vetedijen se politika duhet te largoje nje here e mire duart nga drejtesia". Sipas tij, ky duhet te jete nje angazhim i te gjitha forcave politike, qe solemnisht duhet ta kthejne kete Pakt Kombetar, ne nje angazhim konkret te miratuar ne Parlamentin e Shqiperise, si nje axhende afatgjate per te gjitha forcat politike, pavaresisht se kush eshte ne pushtet dhe kush eshte ne opozite, apo anasjelltas.
Nderkohe qe duke u fokusuar po tek progres raporti i vitit te kaluar, Rama nenvizoi se "pa dyshim qe korrupsioni mbetet nje problem serioz. Korrupsioni i ka shtrire me tutje tentakulat e tij ne trupin e shoqerise, permes nje shteti shume te parcelizuar ne funksion interesash partiake dhe klanore, por duke cituar progres raportin, korrupsioni eshte mjaft i shperndare dhe perben nje problem shume serioz per Shqiperine". Por duke qene me i drejtperdrejte per nje nga ceshtjet e ketij raporti, e konkretisht tek ceshtja e imunitetit, kreu socialist shprehu gatishmerine e forces qe ai drejton per te diskutuar me mazhorancen mbi kete ceshtje, por ky diskutim eshte i kushtezuar. Per kete arsye, Rama theksoi prere dhe qarte se "ne jemi te hapur te diskutojme, por e cila nuk mund dhe nuk do te jete per sa na takon nje ceshtje e vecuar nga diskutimi i thelluar i te gjithe problematikes se Paktit Kombetar per Drejtesine. Nuk do te jete as nje arsye per t'u rifutur ne Kushtetute, per nje element te vetem. Por, do te jete pjese e nje nderhyrjeje me te gjere, per te cilen duhet te kete nje diskutim te madh, publik dhe e cila duhet te vije si rrjedhoje e asaj vetedije qe misherohet ne Paktin Kombetar per Drejtesine dhe atij angazhimi qe forcat politike duhet te marrin per kete pakt".
Rama-Lammert: Shqiperia, kandidate e BE
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, zhvilloi dje nje takim me Kryetarin e Parlamentit te Gjermanise, Norbert Lammert. Gjate ketij takimi, Kryetari i Parlamentit gjerman ka pershendetur konsensusi politik ne drejtim te reformave themelore integruese te vendit. Nderkohe qe nga ana e tij, kryetari i PS-se, Edi Rama, menjehere pas ketij takimi beri me dije per mediat se forca politike qe drejton po pergatit nje Projekt-Rezolute per Kuvendin e Shqiperise, ne kuader te pikepamjes se Partise Socialiste se Shqiperia duhet te aplikoje si vend kandidat per ne BE, jo me vone se vjeshta qe vjen. "Une mora pershendetjen per konsensusin politik te arritur ne drejtim te reformave dhe nxitjen per te vijuar ne rrugen e bashkepunimit mes paleve ne funksion te aspiratave te popullit shqiptar per nje integrim te shpejte ne NATO dhe ne BE dhe ku nga ana tjeter rishtrova pikepamjen tone se Shqiperia duhet te aplikoje jo me vone se vjeshta e ardhshme per te marre statusin e vendit kandidat per ne BE gje per te cilen ne po pergatisim edhe nje Projekt-Rezolute per Kuvendin e Shqiperise". Njekohesisht, nje pikepamje te tille kreu socialist, Rama parashtroi dhe ne Konferencen e organizuar dje nga Fondacioni "Qemal Stafa", mbi prioritetet per integrimin e vendit ne BE.