PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Arben Sefgjini genjen per Remzi Hoxhen"

A.Qoraj
E Merkure, 14 Maj 2008

Ish-kreu i Sherbimit Informativ Shteteror kundershton deklaratat e drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, Arben Sefgjini, per ceshtjen e rrembimit dhe zhdukjes se biznesmenit Remzi Hoxha. Fatos Klosi reagon pas intervistes ne TV KLAN te ish- drejtorit te SHIK, dega Tirane, se ai kishte genjyer per kete ceshtje ne deklaratat qe kishte dhene ne media. Kurse per faktin se duhet te paraqitej ne prokurori per informacionet qe dispononte rreth dosjes "Hoxha", Klosi u shpreh i gatshem, duke shtuar se te njejtat informacione zyrtarisht ia ka vene ne dispozicion Avokatit te Popullit dhe i disponon organi i akuzes. "Zoti Sefgjini genjen per kete ceshtje dhe ai duhet te pergjigjet per akuzat qe i behen, ndersa une dhe institucioni qe kam drejtuar kemi dhene informacionin qe na eshte kerkuar per mjetin, me te cilin dyshohej se ishte rrembyer biznesmeni Remzi Hoxha, ne vitin 1995", tha Klosi ne nje interviste te shkurter per gazeten "Koha Jone".

Zoti Klosi, gjate nje interviste televizive ne TV KLAN, ish-drejtori i deges se SHIK-ut Tirane, Arben Sefgjini, aktualisht drejtor i Pergjithshem i Tatimeve, deklaroi se ju duhet te shkoni ne prokurori per deklaratat qe keni dhene ne media se ai eshte pergjegjes per rrembimin e Remzi Hoxhes. Cili eshte mendimi juaj?

Une nuk mbaj mend ta kem akuzuar direkt zotin Sefgjini per kete ceshtje, ndersa e perseris edhe nje here ato qe kam deklaruar ne media, se te gjitha informacionet qe drejtoria e SHISH ka zbuluar dhe gjetur ne arkivat e saj per ceshtjen e rrembimit te Remzi Hoxhes ia kemi kaluar Avokatit te Popullit. Behet fjale per makinen dhe targat e saj, per te cilat rezultoi se i perkisnin ish-SHIK-ut, sot SHISH.

Zoti Sefgjini mohoi qe te ishte i perfshire ai apo institucioni i SHIK ne kete ngjarje, nderkohe qe, sipas hetimeve qe kreu Avokati i Popullit dhe referuar materialeve tuaja, mjeti ishte i institucionit?

Materiali gjendet i plote dhe madje eshte publikuar ne media. Po keshtu, edhe ne dosjen e Avokatit te Popullit apo te prokurorise, ky raport qe ne pergatitem gjate asaj periudhe eshte i njohur. Per me tej, jane organet perkatese qe duhet te veprojne.

Ndersa eshte shprehur se nuk ka pasur dijeni per Remzi Hoxhen, Arben Sefgjini tha se ju duhet te shkoni ne prokurori per ato cka keni deklaruar. A jeni i gatshem?

Zoti Sefgjini te pergjigjet per akuzat qe ka ngritur prokuroria ndaj tij. Sigurisht, ai nuk mund te thote se eshte i perfshire dhe se ka dijeni, pasi ndodhet nen nje akuze dhe per me teper qe vazhdon te jete ne detyre e te mbrohet edhe perse eshte i akuzuar per nje ceshtje. Ndersa per sa i perket paraqitjes ne prokurori, per ato qe kam dijeni, jam i gatshem ta bej. Por, ritheksoj se gjerat per te cilat jam deklaruar jane te njejtat me cka kemi derguar ne raport drejt Avokatit te Popullit.

Ai thote se makina nuk ishte e SHIK dhe se institucioni nuk eshte i perfshire dhe se ato qe keni thene ju nuk jane te verteta?

Keto jane pretendimet e tij, por une mund te them se ai genjen. Une nuk kam dhene ndonjehere deklarata te rreme apo te paqena. Neve na eshte kerkuar nga Avokati i Popullit gjashte vite me pare nje raport ne lidhje me deklarimet qe benin familjaret dhe deshmitaret per kete ceshtje dhe kemi dhene nje raport te hollesishem qe me pas eshte bere dhe publik. Ashtu sic eshte thene makina ka qene e SHIK ne targat e raportuara, per te tjerat hetojne organet kompetente. Kush eshte i interesuar le te shikoje materialet qe kemi derguar te zyra e Avokatit te Popullit dhe qe i disponon prokuroria.

Si u rrembye biznesmeni Remzi Hoxha

Biznesmeni shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, u rrembye ne 21 tetor te vitit 1995 prane firmes se tij te duralumineve, "Albatros" ne Tirane. Gjate deshmive te dhena mesohet se tre punonjes qe ishin prezantuar si efektive te SHIK-ut e kishin marre dhe me pas nuk u mesua asgje rreth fatit te tij. Hoxha rezulton i zhdukur prej 13 vjetesh, kurse nen akuze jane vene kater ish-zyrtare te SHIK, nje nga te cilet ne kerkim nderkombetar.

I pyetur ne emisionin "Opinion", se ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, kishte deklaruar se ai ishte pergjegjes per zhdukjen e Remzi Hoxhes, kryetatimori Arben Sefgjini u pergjigj se kete deklarate e kishte degjuar ne media dhe se i vinte keq si ish-punonjes i sherbimit qe nje deklarate e tille behej nga nje ish-kryetar i institucionit. "Zoti Klosi i referohet disa informacioneve, po ai nuk jep prova me deklarimet qe ben. Une mendoj qe duhet te shkoje ne prokurori. Informacionet do te ndihmojne organin e akuzes duke dhene prova", tha Sefgjini.




Komento artikullin | Shiko komentet (27 komente)
Te Tjera nga rubrika