PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kirurgu Hoxhallari, te premten merret vendimi

Luljeta Ndoka
E Merkure, 14 Maj 2008

Mjeku i ORL-se, Xhevahir Hoxhallari, do te lere profesionin e tij nese tri raportet qe do te dorezohen ne drejtorine e ketij institucioni do ta nxjerrin ate fajtor. Pas nje mbledhjeje te zhvilluar gjate dites se djeshme ne qendren me te madhe spitalore ne vend, eshte kerkuar qe shefi i sherbimit te ORL-se, Urdhri i Mjekut dhe Mjekesia Ligjore te pergatisin secili nga nje raport pas verifikimeve te bera. Nese keto raporte do te rezultojne pozitive per sa u perket gabimeve mjekesore dhe Drejtorise se QSUT-se do t'i kerkohet qe mjeku te ndiqet penalisht, atehere Hoxhallarit i duhet te heqe bluzen e bardhe dhe t'i jape fund profesionit te tij si mjek.

Mbledhja

Perfundimet e raporteve mjekesore, te Urdhrit te Mjekut, por edhe te eksperteve ligjore, do te jene ato qe do te vendosin per fatin e mjekut Hoxhallari. Nderkohe qe edhe kerkesa e prokurorise do te detyroje drejtorin e QSUT-se qe te marre nje vendim per pushimin ose jo nga puna te mjekut specialist te ORL-se. "Nga cka me lejon rregullorja e QSUT-se, une mund te marr vetem vendime per pezullim nga detyra, heqje te licences apo gjoba per mjeket. Por, nese prokuroria do te kerkojne nje hetim te mirefillte te mjekut, atehere une jam i detyruar qe te jap vendimin per largimin e tij nga puna", ka pohuar drejtori i Qendres Spitalore Universitare, Mati Pepa. Prej disa ditesh mesohet se Drejtoria e QSUT ka ngritur nje grup pune te perbere nga 5 mjeke, te cilet po analizojne dhe vleresojne rastin e mjekut Hoxhallari. Sipas Pepes, grupi ka marre ne shqyrtim te gjitha procedurat administrative qe doktor Xhevahir Hoxhallari ka ndjekur gjate nderhyrjes kirurgjikale te 17-vjecares Matilda Petriti. Grupi i punes i ngritur nga Drejtoria e Pergjithshme e QSUT drejtohet nga zv/drejtori Bajram Bega dhe kater pergjegjes sektoresh ne ketij spitali.

Afatet

Dita e premte e kesaj jave eshte edhe afati i fundit qe u eshte vendosur "mjekeve hetues" te vendosin per fatin e profesionit te Hoxhallarit. Ne baze te raportit qe ata do te paraqesin, mund te merret edhe masa perkatese per mjekun Hoxhallari. Pas nje mbledhje urgjente ne Drejtorine e Pergjithshme te QSUT, diten e marte, u caktua qe vendimi per mjekun Hoxhallari te merret fill pas dorezimit te premten ne drejtori te tri raporteve. I pari prej shefit te sherbimit te ORL-se, Pjerin Radovani, raporti i dyte i sjelle nga Urdhri i Mjekut dhe i treti, raporti i mjekesise ligjore, i cili nuk ka mberritur akoma ne dikasterin e Shendetesise, me gjithe kerkesen e ketij te fundit per t'u njohur me perfundimet e ekspertizes mjeko-ligjore.

Hetimet per shkak te vdekjes

E gjithe kjo procedure hetimi eshte ndermarre ndaj Hoxhallarit pasi 17-vjecarja Matilda Petriti u operua ne fillim te prillit ne kliniken private te mjekut per heqjen e bajameve. Pas kater ditesh si eshte kryer nderhyrja kirurgjikale, ajo ka pasur hemorragji te madhe dhe eshte shtruar ne spitalin e Korces dhe me pas ne Tirane. Per me shume se dy jave, vajza pati hemorragji, por edhe pas dy operacioneve ne Tirane nuk u arrit frenimi i saj. Me 23 prill, Matilda Petriti vdiq ne spital dhe menjehere pas vdekjes, i ati, Besnik Petriti, akuzoi mjekun Hoxhallari, se kishte shkaktuar vdekjen e te bijes.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika