PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Lika: Sot Skenderbeun, pastaj Dinamon

Jeton Selimi
E Merkure, 14 Maj 2008

Partizani eshte i fokusuar ne ndeshjen kunder Skenderbeut. Trajnerit te Partizanit, Hasan Lika, mos guxo t'i permendesh Dinamon pa ezauruar me pare korcaret. "Duhet te mendojme njehere per takimin e neserm (sotem) dhe me pas te perqendrohemi ndaj Dinamos. Te mos harrojme se Skenderbeu eshte shume jetik per ne. Nje hap fals na nxjerr jashte loje. Lojtareve u kam kerkuar impenjim maksimal. Tani per tani, nuk na shqeteson Dinamo", deklaron per mediat trajneri i kuq pak caste perpara se te nise stervitjen me djemte e tij. Skenderbeu nga shumekush konsiderohet si nje stervitje ne prag te perballjes kunder Dinamos, por per Liken nuk eshte aspak keshtu. Formacioni eshte ne gjendje te mire dhe ai do te hedhe ne fushe elementet me te cilet do te perballoje edhe Dinamon. Zakonisht thuhet se i mbyturi te mbyt, por ne nje moment te tille, Partizani nuk mund t'i lejoje vetes gabime. "Skenderbeu eshte nje ekip qe vjen pa pretendime dhe nuk e ka aspak tension gjate lojes. Ata qe jane te tensionuar jemi ne, por djemte do dine ta perballojne ashtu sic duhet kete sfide. Marrja e tre pikeve do te na jepte me shume mundesi per t'u perballur qetesisht ne sfiden kunder Dinamos", thekson trajneri Lika. Me pas, argumenti kalon te ceshtja me e nxehte e kesaj jave: stadiumi ku do te zhvillohet ndeshja e shumepritur Dinamo-Partizani. "Dinamo eshte ekipi prites. Ata e kane ne dore kete. Ajo qe kemi ne ne dore eshte te fitojme kudo qe te luhet kjo ndeshje dhe ta shpallim Partizanin kampion", komenton trajneri i kuq. Dihet tashme qe blute dhe te kuqte kane rene dakord per nje gjyqtar te huaj, por sic konfirmon edhe vete njeshi i stolit te Partizanit, nuk dihet asnje detaj tjeter. "Nuk e dime se cilet jane gjyqtaret e huaj. Madje nuk dime as kombesine e tyre. Presim keto dite te mesojme dicka me te plote. Ah, se kam edhe dicka te vogel per te sqaruar. Si ka mundesi qe per rastet e dyshimta neper TV veshtrohen vetem gjyqtaret shqiptare dhe jo ata te huaj? E them kete pasi edhe ne finalen e Kupes se Shqiperise kishte shume vendime te dyshimta, por askush nga Vllaznia nuk u kujtua te fliste", perfundon me shpoti trajneri i Partizanit.

Kuli: Dinamo s'e leshon kreun

Skuadra e Dinamos e drejtuar nga tekniku Ilir Daja, synon te realizoje objektivin, per kete sezon, fitimin e titullit kampion. Por, qe te arrije trofeun Dinamo duhet te kalojne dy pengesa te medha, te merkuren me Vllaznine ne stadiumin "Loro Borici" dhe te shtunen, ne "Selman Stermasi", me Partizanin. Mesfushori i Dinamos, Bekim Kuli u shpreh dje per ATSH-ne, se "te dyja jane ndeshje te forta, por ne jemi mesuar qe gjerat t'i marrim shkalle-shkalle. Kemi perpara nje sfide te veshtire me fituesit aktuale te Kupes se Shqiperise. Aq me teper qe luhet dhe ne fushen e tyre, megjithate ne do te shkojme vetem per nje objektiv, i cili na mban ne krye, marrjen e tre pikeve." Per sa i perket trofeut, Kuli u shpreh se, "kemi gjithe keto jave qe kryesojme renditjen, keshtu qe nuk do ta humbasim kreun, por do te fitojme titullin kampion".

Te dielen luhet e para

FSHF ka caktuar qe java e fundit e kategorise se pare te luhen diten e dielen ne oren 16:30 dhe jo te shtunen. Kjo behet per nje kontroll me te mire nga ana e FSHF-se dhe Sektorit te Garave, per te evituar cdo lloj perplasje gjate ndeshjeve tejet delikate per skuadrat.

FIFA, neser ne Tirane

Neser pritet te mberrijne ne kryeqytet delegacioni i FIFA-s. Ata do te takohen menjehere me FSHF-ne. Te premten zhvillohet takimi me ministrin Pango dhe Ministrine e Financave per auditimin. Ne mbremje do te zhvillohet nje konference per shtyp.




Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika