Fushaj: Anti-Dinamon do ta caktoje trajneri
E Marte, 13 Maj 2008
Shume zhurme ka perfshire ekipin e Vllaznise pas ndeshjes me Partizanin. Jo per gabimet e gjyqtarit sesa per faktin qe te merkuren, kuqeblute do te presin ne "Loro Borici" Dinamon. Te gjithe dyshojne ne nje kthim te favorit nga ana e Vllaznise, pasi ne gjysmefinalet e Kupes se Shqiperise, blute e kryeqytetit toleruan shkodranet, duke hedhur ne fushen e lojes ekipe eksperimentale ne te dyja perballjet. Lidhur me kete argument, presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj, i ben bisht ne menyren me klasike te mundshme. "A do te zbrese Vllaznia me formacion te rinjsh ne fushe? Kjo eshte nje pyetje qe duhet t'ia beni trajnerit", deklaroi bosi shkodran ne emisionin TVA1 sport. E perkthyer ndryshe, fraza e mesiperme merr kete kuptim: Dinamos do t'i japim trajtimin qe na dha: d.m.th., tolerim. Me pas, presidenti kuqeblu rezervon dy fjale edhe per gjyqtarin e ndeshjes Partizani-Vllaznia, Mentor Sopiani. "Ai ishte nje gjyqtar i korruptuar. Mjafton te shikosh se cfare vendimesh ka marre ne favor te Partizanit dhe do ta kuptosh irritimin e lojtareve te mi. Perse asnje lojtar shkodran nuk u irritua ne finalen e Kupes se Shqiperise? Sepse gjyqtari gjerman ishte shume korrekt ne vendimet e tij", deklaroi presidenti Fushaj. Megjithate, tani te gjithe kane nje pyetje. Cfare formacioni do hedhe ne fushe Vllaznia?