Poliklinikat, buxhet me vete nga te ardhurat dytesore
E Marte, 13 Maj 2008
Drejtuesit e poliklinikave do te perdorin te ardhurat dytesore per mirembajtjen e ketyre institucioneve dhe jo me per fuqizimin e buxhetit te shtetit. Sipas nje vendimi me te fundit te miratuar nga Keshilli i Ministrave, te gjitha te ardhurat qe vijne nga pacientet e pasiguruar dhe qe kryejne vizita mjekesore kundrejt pageses, keto te fundit do te shkojne per aparatura, mirembajtje te institucionet dhe pajisje te tjera. Kjo do te thote se qendrat shendetesore do te kene me shume investime se spitalet, sepse pervec buxhetit qe eshte percaktuar nga Ministria e Shendetesise do te perfitojne edhe kete fond shtese. Megjithese ne propozimin e bere theksohej se edhe mjeket do te perfitonin shperblime nga keto fonde, qeveria nuk e ka pare te arsyeshme kete lloj propozimi, duke e anuluar ate. "Me vendimin e fundit, qendrat shendetesore do te vetadministrojne te ardhurat e tyre. Nese deri me tani 90 per qind prej tyre shkonin per buxhetin e shtetit dhe 10 per qind perdoreshin nga poliklinikat, keto te fundit do te kene mundesi t'i perdorin te gjitha keto te ardhura", eshte shprehur Etiola Kola, zedhenese e Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor.