PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shoqata e gjakut: "Te shkarkohet Arben Ivanaj"


E Marte, 13 Maj 2008

Shoqata e dhuruesve te gjakut me pagese ka kundershtuar draftin e sapo hartuar nga Ministria e Shendetesise per shitblerjen e gjakut. Sipas ketij drafti parashikohet qe te futen ne loje keto shoqata, te cilat bejne grumbullimin e dhuruesve, por edhe marrjen apo shperndarjen e parave per ta. "Ne jemi plotesisht kunder ketij drafti qe eshte hartuar nga Ministria e Shendetesise dhe i kerkojme me 15 mije firma Kryeministrit te beje shkarkimin e zv/ministrit te Shendetesise, Arben Ivanaj. Po keshtu, kerkojme edhe ndjekjen penale te tij, por edhe te personave qe kane hartuar kete draft", ka pohuar kryetari i shoqates se dhuruesve te gjakut me pagese, Skender Hekuri. Sipas tij, ky draft eshte nje shkelje e te drejtave te shoqerise shqiptare dhe dhuruesve vullnetare te gjakut. Nga ana tjeter, kjo shoqate nuk ka harruar te leshoje edhe akuzat e drejtperdrejta per menyren e funksionimit te qendrave te gjakut. "Shqiperia sot nuk ka dhurues te mirefillte vullnetare te gjakut, dhe ato sasi qe mblidhen jane nga promocionet dhe fushatat, te cilat jane te mirefinancuara", ka pohuar kryetari i Shoqates se Dhuruesve me Pagese te Gjakut. Sipas tij, nivelet e dhurimeve, pra 22 mije, jane objektiva te viteve '90 kur numri i semundshmerise dhe aksidenteve ishte me i vogel qe do te thote se dhe nevojat per gjak kane qene me te pakta.

Draft-vendim i ri qe eshte hartuar nga nje grup specialistesh te Ministrise se Shendetesise parashikon riorganizimin e skemes se dhurimeve te gjakut dhe konkretisht ato me pagese. Sipas ketij drafti, do te jete e perfshire ne skeme edhe shoqata, duke i dhene asaj nje rol te mirefillte ne sigurimin e gjakut te shendetshem nga anetaret e shoqates se tyre. Mbledhja e gjakut sipas draftit, do te bazohet ne nje skeme te re. Sipas propozimeve te bera eshte parashikuar qe shoqatat qe ekzistojne ne vend mbi dhurimin e gjakut te mbledhin anetaret e tyre per te dhuruar, e ne baze te flakoneve te mbledhur nga keta te fundit do te behet dhe pagesa perkatese.

Ligji per gjakun

Nje vit me pare, Ministria e Shendetesise ka hartuar ligjin per gjakun, nga i cili pritej qe te kishte nje permiresim te situates me gjak. Por edhe sot, pas nje viti, gjendja vazhdon te mbetet e njejte, ku dhurimet me te medha jane ato familjare perpara operacioneve te te afermve. Po keshtu, dhurimet me pagese, ndersa mungojne dhuruesit vullnetare.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika