"Na mungon sistemi i prodhimit te dramaturgeve"
E Marte, 13 Maj 2008
Anisa Ymeri
Cdo here qe ne skenen e Teatrit Kombetar ngjitet ndonje pjese e dramaturgjise shqipe, rikthehen copeza debatesh per cilesine e saj. Jo rralle debati shkon deri ne piken e mohimit total te ekzistences se saj, nderkohe qe jane jo pak shfaqje qe mundin te depertojne te publiku, duke rrokur jo pak prej se perditshmes te tyre. Regjisori i shfaqjes me te fundit, qe do te kete premieren ne skenen e TK-se, Altin Basha shprehet se "drama shqiptare zhvillohet ne kontekstin shqiptar, dhe automatikisht ne krizat e medha te artit dhe kultures perfshihet edhe ajo". E ndonese veprat e mira s'mund te jene te shumta ne kete kontekst, ku drama shqipe krijohet, sipas Bashes: "Ne kete rast kemi te bejme me nje veper, e cila intrigon me skemen dhe tematiken e saj, e besoj qe do te perceptohet nga publiku ashtu si eshte vleresuar nga kritika, si nje drame dinamike dhe e vecante". Por, cili eshte ngerci real i dramaturgjise shqipe. Basha e ka nje pergjigje edhe per kete ceshtje, e cila prej vitesh orvatet ne gojet e atyre per krijojne dhe interpretojne. "Ne nuk kemi sistem prodhimi i dramaturgeve, pra kurse apo shkolle pasuniversitare, ku te mesohen teknikat e te shkruarit drame", pohon Basha. Per te vijuar me nje tjeter problem tejet te madh qe eshte procesi i selektimit te atyre dramave qe ngjiten ne skene. "Selektimi behet nga teatrot, te cilet e kryejne kete proces mbi baza interesash te caktuara te repertorit, te personave qe i drejtojne teatrot etj.", pohon ai. Por, ngercet e dramaturgjise shqiptare nuk mbeten vetem me kaq. Nese Capaliku ka shkruar nje drame ku ben ne nje fare menyre "autopsine" e gjakmarrjes dhe ngujimit, ne pak fjale Basha ben "autopsine" asaj cka nuk shkon te dramaturgjia shqiptare. "Te gjithe e dime se per shqiptaret eshte me atraktive drama shqipe, pohon ai, por kjo s'do te thote qe cdo drame shqipe eshte e suksesshme. Ndaj edhe duhet te vihet ne skene, por te jete e mireselektuar nepermjet nje mekanizmi, i cili e prodhon dhe e zhvillon dramen shqipe". E nese deri me tani eshte humbur jo pak kohe me mungesen e laboratoreve te vertete te dramaturgjise qe nisin prej specializimeve deri te shkollat pasuniversitare. Nje element tejet i rendesishem eshte edhe kritika, e cila duhet te aktivizohet me shume dhe te evidentohen realisht emrat e personaliteteve qe mund dhe duhet te merren me kritike teatri. Ka pasur jo pak perpjekje per evidentimin pjeseve te dramaturgjise shqipe, perpjekje qe jane finalizuar me mbajtjen e disa konkurseve. Nisma e pare ne vitet e fundit ka qene ajo e ish-drejtorit te Teatrit Kombetar, Armand Bora, per te vijuar me konkurset e Ministrise se Kultures. Prej ketyre konkurseve jane evidentuar jo pak drama te vlefshme qe kane pare edhe skenen e TK-se, si "Korbi i bardhe" i Mihallaq Luarasit, apo edhe "Kambanat e muzgut", "Drejt Perendimit" etj.
Risku i suksesit te nje drame shqipe
Shfaqja eshte drejt perfundimit, stafi eshte jo vetem ne tensionin e premieres, por edhe pergatitjeve te detajeve te fundit. Risku eshte shoqeruesi me i mire i artit dhe regjisori Basha nuk e perjashton kete fakt. Mirepo, sipas tij, "nje regjisor mund te deshtoje edhe me nje kryeveper boterore. Por, drama shqiptare iu takon shqiptareve, ceshtja eshte se sa kualitative eshte ajo kur shkruhet nga dramaturgu dhe ne momentin kur realizohet ne skene. Nga kjo pikepamje ka shume veshtiresi, por kurrsesi veshtiresi e pakalueshme".
E per te mberritur ne diten e madhe te premieres, aktoret kane punuar jo pak, ne saje te nderthurjes se aktoreve te tradites dhe atyre me te rinj, te cilet jane lancuar jo pak ne skenen shqiptare te teatrit. Per regjisorin Basha: "Puna qe eshte bere ka qene nje shkembim mjaft harmonik i eksperiencave dhe aktoret jane vendosur ne pozicione shume te sakta".
Personazhet
Mirush Kabashi- babai (kritik muzike)
Olta Dako- nena (shtepiake)
Gazmend Paja- djali i madh
Xheni Faja- djali i vogel
Klea Rondo- Pajtimja (kryetare e shoqates se pajtimeve) dhe spikere televizioni -
Vasian Lami- (mesuesi, ish-vrases)
Capaliku: Ja ligjesite e Kanunit
"Vepra eshte nje udhetim brenda universit te individit ne realitetin e sotem. Ne qender te saj eshte nje kryefamiljar i ngujuar se bashku me familjen e tij per nje krim qe nuk e ka kryer vet, por per te cilin duhet te pergjigjet ne baze te ligjesise se Kanunit"
Basha: Mungojne mekanizmat
"Te gjithe e dime se per shqiptaret eshte me atraktive drama shqipe, por kjo s'do te thote qe cdo drame shqipe eshte e suksesshme. Ndaj, edhe duhet te vihet ne skene, por te jete e mireselektuar nepermjet nje mekanizmi, i cili e prodhon dhe e zhvillon dramen shqipe"