PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Allegreto Albania", gjakmarrja me "te qeshura"


E Marte, 13 Maj 2008

Komedi mbi gjakmarrjen, premiera e se ciles do te shfaqet mbremjen e 16 majit ne skenen e Teatrit Kombetar, me regji te Altin Bashes. "Allegreto Albania" mban firmen e Stefan Capalikut, i cili ka bere nje "autopsi" te fenomenit te gjakmarrjes. Kryepersonazhi, qe eshte edhe kryefamiljari, do te interpretohet nga aktori Mirush Kabashi, i cili nepermjet te qeshurave do te percjelle fenomenin tragjik. Sipas Capalikut, "vepra eshte nje udhetim brenda universit te individit ne realitetin e sotem. Ne qender te saj eshte nje kryefamiljar i ngujuar se bashku me familjen e tij per nje krim qe nuk ka kryer vet, por per te cilin duhet te pergjigjet ne baze te ligjesise se Kanunit". Shfaqja do t'i ngjaje nje procesi diagnostikimi mjekesor. Radiografia e nje familjeje te izoluar, e cila jeton brenda nje hapesire nen presionin e se nesermes. Personazhet duken te futur ne nje kulle te ndertuar nga shkalle, te cilat i ndihmojne te ngjiten per te kontrolluar cdo gje qe i afrohet dhe per te zbritur poshte ne vetmine e izolimit. Duke qene nje pjese e menduar deri ne detajin me te imet, eshte aparati i radiografise, qe u dhurohet si shenje e solidariteti njerezor jo vetem qe do te kthehet ne nje aparat qe zberthen karakteret e tyre, por do ta ktheje edhe shtepine ne nje arkiv pamjesh makabre te disa njerezve, qe nuk e kane zgjedhur fatin e tyre. Por, pritet qe te jete mbremja e se enjtes dhe perballja me publikun si deshmi e pare e suksesit te "Allegreto Albania", e cila eshte prodhim i TK dhe mbeshtetur nga MTKRS.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika