Festivali i Kulturave te Botes mbledh 900 artiste
E Marte, 13 Maj 2008
Ne Berlin po zhvillohet qe prej se premtes Festivali i Kulturave te Botes. Kete vit numri i spektatoreve mendohet te shkoje ne rreth 1,3 milione persona, ndersa rreth 4 mije njerez nga 80 vende te ndryshme te botes vershuan te veshur me kostume ngjyra-ngjyra rrugeve te Berlinit te shoqeruar nga tinguj muzikore te vendeve nga vijne. Qindra-mijera kureshtare kishin mbushur anet e rrugeve per te ndjekur kete spektakel ekzotik.
Justina Rotkoeska, anetare e grupit "Via Sudetica" nga Boleslavjeci i Polonise, qyteti me i njohur per qeramiken ne Evrope, thote: "Ne duam ta bejme qytetin tone te njohur ne te gjithe boten. Qeramika jone eshte shume e njohur, por ne duam te bejme edhe me teper reklame per qytetin dhe qeramiken tone, dhe nje festival i tille eshte shume i bukur". Organizatoret e Festivalit te Kulturave te Botes mendojne se kete vit numri i spektatoreve do te shkoje ne rreth 1.3 milione vete. Festivali katerditor filloi te premten me koncerte te zhvilluara ne disa skena te qytetit ne te cilat u prezantuan 900 artiste nga e gjithe bota.
Ellen Häring-Vazquez, organizatore e Festivali i Kulturave te Botes shprehet: "Ne deshirojme qe te kemi me teper grupe nga vendet arabe dhe nga Turqia. Ne grupet tona rinore kemi shume pjesetare te ketyre komuniteteve, por do te gezoheshim qe ne festival te vinim me teper nga keto vende". Festivali i Kulturave te Botes perfundoi te dielen ne diten e "se henes se rreshajave".