Shqiperia mberrin ne Beograd per Eurovizion
E Marte, 13 Maj 2008
Prej mbremje se sotme, ne Beograd nisin provat e kengetareve perfaqesues te vendeve pjesemarrese ne Festivalin Evropian te Kenges. Dje ka shkelur ne Serbi edhe grupi shqiptar me perfaqesuesen Olta Boka dhe kengen "Zemren e lame peng". E shume debatuar kenga fituese e edicionit te 46-te te Kenges ne Radio Televizion, e megjithate asgje se pengoi te shkelte ne skenen e Eurovizionit kete vit, duke nisur privat qe diten e pare te mberritjes.
Duhen dhe jo pak dite qe gjysmefinalet e festivalit te mbahen ne Beograd, megjithate ethet e gares jane te pashmangshme. Per 16-vjecaren, qe mban peshen e perfaqesimit te Shqiperise emocionet jane edhe me te medha, ndersa rrefen se: "Do mundohem te jap maksimumin ke kete festival kaq te rendesishem".
E perpos gjithckaje, nje gje eshte e sigurt, se syte e te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen ne bote jane te drejtuar nga Beogradi ne datat e mbajtjes se festivalit me 20-24 maj. Jane dy gjysmefinale te festivalit kete vit, e para do te mbahet me daten 20 maj dhe e dyta ne daten 22. E sipas shortit, kenga shqiptare do te konkurroje naten e dyte, ndersa finalja e madhe do te mbahet mbremjen 24 majit, prej nga do te dale edhe fituesi i radhes i ketij edicioni te Eurovizionit. Pikepyetja e madh ngrihet per Shqiperine. Do mundet apo jo 16- vjecarja shqiptare ta coje Shqiperine ne finalen e madhe te Festivalit Evropian?! Kete do mund ta mesojme vetem ne perfundim te mbremjes gjysmefinale, kur do te do garoje edhe Shqiperia.
Po cila do te jete performanca e Shqiperise ne festival. Disa detaje mesohen nga organizatoret e kenges, para se ajo te shfaqet ne ekranin e madh prej nga do te ndiqet ne shume vende te ndryshme te botes. Kengetarja Olta Boka do te shoqerohet gjate interpretimit te kenges nga tre artiste te rinj, nje vajze dhe dy djem, perkatesisht nga dy kitariste dhe nje baterist. Ndersa klipi qe shoqeron kengen shqiptare per ne tanime eshte familjar, pasi eshte transmetuar jo rralle ne TVSH, por per te tjeret eshte krejt i panjohur, pasi promocioni si cdo vit ka qene i manget.
Nga 43 vendet pjesemarrese ne festivalin e sivjetshem, vetem Serbia, Franca, Gjermania, Anglia, Spanja jane te kualifikuara automatikisht ne finale. Nderkohe qe nga 38 vendet e tjera, 19 ne te dyja netet gjysmefinale, do te perzgjidhen 20 per te vazhduar konkurrimin.
Shqiperia, 5 vjet ne Eurovizion
Per here te pare, Shqiperia u perfaqesua ne Festivalin Evropian te Kenges ne vitin 2004, ne Turqi me kengen "Imazhi yt", te kompozitorit Edmond Zhulali, interpretuar ne skenen e Eurosong-ut nga kengetarja Anjeza Shahini. Nje vit me pas, vendi yne u perfaqesua me kengetaren Ledina Celo, me kengen "Neser shkoj", e kompozitorit Adrian Hila. Ne vitin 2006, perfaqesimi u be me kengetarin Luiz Ejlli me kengen "Zjarr e ftohte" te Klodian Qafokut. Edicionin e shkuar, i cili u mbajt ne Helsinki, ishte radha e kengetarit Frederik Ndoci me kengen "Balada e gurit", kompozuar Adrian Hila. Dhe eshte serish Adrian Hila, pra kenge e kompozuar prej tij me vargje te Pandi Lacos qe do te perfaqesoje serish Shqiperine ne Eurovizion, por kete here shume me prane, ne Beograd.