PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Trajleri me dinamit bie mbi shtepi, terrorizohen banoret


E Marte, 13 Maj 2008

Aleksander Ndoja

Trajleri i ngarkuar me dinamit, i firmes qe po nderton rrugen Durres-Kukes, "Bechtel-Enka", del nga rruga ne Fan te Mirdites dhe bie ne nje vile dykateshe. Terrorizohen banoret e zones, qe braktisin ndertesat nga frika e ndonje shperthimi, ndersa nuk ka asnje te plagosur. Dy drejtuesit e mjetit te rende kane pesuar vetem gervishtje te vogla dhe nuk jane paraqitur ne spitalin e Rreshenit. Ngjarja ka ndodhur mbreme, rreth ores 21:30 ne fshatin Sag, te Mirdites, kurse shtepia e demtuar eshte prone e familjes se Ndue Laskes. Burime policore konfirmuan lajmin dhe u shprehen se ne vendngjarje kane shkuar mjete te shumta. Po keshtu, drejtuesit e firmes kane marre masat duke vendosur zonen ne karantine deri ne mbledhjen e sasive te medha te dinamitit qe gjendet ne kamion. Mjeti ka rene mbi shtepi, pasi ka dale nga rruga, por nuk eshte demtuar kati i pare dhe familjaret. Policia tha se nuk ka pasur shperthim, nderkohe qe ekspertet kane nisur punen per te pastruar zonen.

Automjeti i tonazhit te rende i mbushur me lende plasese, qe perdoret per hapjen e trasese ne rrugen Durres-Kukes, ka devijuar nga rruga duke perfunduar ne oborrin e nje shtepie ne fshatin Sang te komunes se Fanit, oret e vona te mbremjes se djeshme. Ngjarja e rende ka vene ne panik te gjithe banoret e fshatit, nderkohe e gjithe godina e Ndue Laskes, ne te cilen banojne gjashte persona, eshte terrorizuar nga pakot e dinamitit, sasia e te cilave ka qene e madhe. Mesohet se te gjithe banoret e kesaj familjeje, e cila perbehet nga dy femijet, Ndue Laska me bashkeshorten dhe dy prinderit e tyre, kane dale menjehere nga shtepia dhe jane siguruar ne kodren afer. Ne linje telefonike mesohet se godina dykateshe eshte demtuar ne pjesen e katit te dyte, nderkohe qe nuk ka demtime ne katin e pare, ku kane qene te gjithe pjesetaret e kesaj familjeje. Pas ngjarjes eshte dhene alarmi ne te gjithe kantierin dhe menjehere specialistet e "Bechtel-Enka" kane shkuar dhe vendosur te gjithe zonen ne karantine. Edhe policia e Mirdites eshte nisur urgjent ne vendngjarje, nderkohe nuk ka asnje tentative per te mbledhur kallepet e dinamitit, pasi kjo mund te jete e rrezikshme per jeten e njerezve. Situata konsiderohet e rende, ndersa paniku ka mberthyer te gjithe zonen, pasi mjafton nje shkendije e vogel dhe menjehere mund te ndodhe ndonje tragjedi. Ende nuk ka asnje te dhene per masat e sigurise, me te cilat shoqerohen mjete te tilla qe transportojne lende te rrezikshme plasese.

Incidenti, kolona e betonit demtoi vincin

Vetem tre jave me pare, gjate punimeve qe kryenin specialistet e firmes "Bechtel-Enka" ka ndodhur nje incident. Vinci, qe levizte trasete e betonit per te ndertuar urat, ka bere nje manovrim te gabuar, duke pesuar defekt te rende dhe dale jashte perdorimit. Per fat te mire, nuk ka pasur te demtuar apo viktima.

A. Ndoja


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika