PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Maqedoni, atentat Ali Ahmetit


E Marte, 13 Maj 2008

Vetem 38 minuta pas fillimit zyrtar te fushates elektorale per zgjedhjet e parakohshme parlamentare te 1 qershorit, filloi seria e incidenteve te njepasnjeshme, duke perfshire dhe nje atentat ndaj kreut te Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti. Incidentet kane shkaktuar jo vetem deme materiale, por dhe disa persona te plagosur, ne shtabet zgjedhore te BDI-se, ne fshatrat Negotine, Recice dhe Kamenjan te Tetoves.

Ngjarja me e rende, vleresohet ajo e djeshmja, ndaj kryetarit te BDI, Ali Ahmeti. Sikunder ka pohuar vete mbreme per mediat Ahmeti, gjate vizites ne Rahovec te Tetoves, eshte perballur me nje tentative per atentat, cka coi ne plagosjen e nje femije. Sipas Ahmetit, "pasi ekipi elektoral i BDI-se mberriti ne Rahovec, filluan te degjoheshin bresheri armesh automatike, duke krijuar nje situate teper serioze". Duke iu afruar automjetit te tij, Ali Ahmeti tha se ka degjuar bresheri te gjata armesh. Ai nuk eshte qelluar, ndersa iu demtua automjeti. Ahmeti konfirmoi se autoret e ketij akti njihen mire edhe nga komuniteti nderkombetar. Policia, sakaq, tha se dergoi per ekspertize mjetin ku ndodhej Ahmeti.

Incidenti erdhi pak minuta pasi ne nje takim elektoral, Ahmeti tha se BDI do te angazhohet qe Maqedonia te njoh sa me pare shtetin e Kosoves. "Njohja e pavaresise se Kosoves nga ana e Maqedonise duhet te behet pa asnje hezitim, jo pse kete e kerkon BDI dhe shqiptaret, porse kjo njohje eshte ne interes te vete Maqedonise", ka deklaruar Ali Ahmeti.

Po dje, ne Tetove, eshte djegur diskoteka e njohur "Golden Gate", vlera e se ciles arrin mbi 700 mije euro. Incidente parazgjedhore jane regjistruar edhe ne Kondove, Likove, Saraj dhe ne disa komuna te tjera, nderkohe qe deri tani te plagosur jane regjistruar ne Kondove, kur persona ende te paidentifikuar rrahen Hisni Jakupin, kryetarin e deges se BDI-se ne Saraj, Afrim Huseinin, Afrim Idrizin si edhe dy persona te tjere. Nje te plagosur ka pasur edhe ne komunen e Sarajit, ne fshatin Shishove, kur persona te panjohur kane sulmuar me arme zjarri nje veture dhe nje motociklete duke plagosur nje person. BDI-ja deklaroi se prapa incidenteve neper komunat shqiptare qendrojne aktiviste te PDSH-se ose pjesetare te njesitit per detyra te posacme ''Alfa'', por PDSH ka hedhur poshte akuzat ne adrese te saj. Ministria e Puneve te Brendshme ka konfirmuar te gjitha incidentet. Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, deklaroi se dikasteri qe drejton ka marre masa per gjetjen e autoreve te incidenteve, qe dyshohen se kane si baze, motive politike.



Nisi fushata e 1 qershorit

Ne Maqedoni ka filluar zyrtarisht fushata elektorale per zgjedhjet e parakohshme parlamentare te 1 qershorit. Partia Demokratike Shqiptare fushaten do ta filloje ne Gostivar me nje miting ku do te promovohen kandidatet e saj per deputete dhe programi zgjedhor. "Me ne fitimtare", eshte slogani nen te cilin do te garoje ne zgjedhjet e 1 qershorit Bashkimi Demokratik per Integrim. Kjo parti gjate promovimit te kandidateve per deputet tha se do te angazhohet per avancimin te drejtave te shqiptareve.

Nderkohe qe u permenden edhe gabimet qe ka bere qeveria e kaluar, sic jane acarimi i marredhenieve nderetnike, perdorimi i dhunes ne zonat shqiptare nga organet e sigurise. "BDI ju kundervu ketij koncepti duke i dale zot edhe njehere popullit te vete, duke iu pergjigjur atyre partive maqedonase dhe hyzmeqareve shqiptare se nuk do te lejojme shkeljen e votes shqiptare", ka deklaruar nenkryetarja e BDI-se, Teuta Arifi.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika