PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gjeorgjia ne rrezik


E Marte, 13 Maj 2008

Veprimi i fundit me i rendesishem i Vladimir Putinit si president i Rusise ishte ai qe e solli Kaukazin ne prag te nje lufte tjeter. Veprimi i tij i pare si kryeminister i Rusise mund te jete qe kete prag ta shtyje edhe me larg. Koheve te fundit, Rusia po ben perpjekje te shtuara per ta rrezuar qeverine properendimore ne Gjeorgji. Kjo strategji po realizohet duke shkaktuar telashe ne dy rajonet separatiste te Gjeorgjise. Muajin e kaluar, Putin leshoi nje dekret per vendosjen e marredhenieve zyrtare me autoritetet e Abkhazise dhe Osetise Jugore, te te cilat vetem ne leter Moska e njeh sovranitetin territorial te Gjeorgjise. Ne realitet, Moska sundon ne te dy rajonet dhe dekreti i afron ato edhe me shume drejt inkorporimit brenda Rusise.

Javen e kaluar, Rusia dergoi forca shtese dhe armatim te rende ne Abkhazi, me arsyetimin se po e ploteson kontingjentin e lejuar prej 3000 trupash paqeruajtese. Ne prill, nje aeroplan rus rrezoi nje aeroplan spiunazhi pa ekuipazh te Gjeorgjise mbi Abkhazine, te cilen Rusia e njeh si hapesire ajrore te Gjeorgjise. Dje, Ministria e Mbrojtjes e Rusise u kercenua te dislokoje edhe me shume trupa ne rajon. Presidenti Mikhail Saakashvili eshte detyruar t'i marre ne shqyrtim opsionet ushtarake perballe kesaj sjelljeje armiqesore te Rusise, aneksimin e territorit gjeorgjian dhe sulmin e mundshem nga forcat abkhaze te mbeshtetura nga ruset. Por, ai duhet te jete i kujdesshem te mos bjere ne gracken e Rusise, sepse konflikti i armatosur do te ishte deshira me e madhe e Kremlinit.

Ruset jane te vetedijshem per rrezikun e provokimit te luftes me Gjeorgjine. Keshilltari per Siguri Kombetare i Shtepise se Bardhe, Stephen Hadley, tha se Rusia duhet "te zmbrapset", por Perendimi mund te shkoje edhe me tej. NATO-ja duhet ta beje te qarte se nuk do te rrije menjane ne rast te sulmit te Rusise kunder Gjeorgjise, kurse Amerika mund ta zgjeroje rolin keshilledhenes ushtarak ne Gjeorgji.

Pavaresia e Kosoves, e cila ndodhet gjysme kontinenti me larg, shpesh eshte cituar nga Rusia dhe disa idiote ne Perendim, si pretekst legjitim per shkeputjen e Abkhazise dhe Osetise Jugore nga Gjeorgjia. Por, qellimi i vertete i Rusise eshte se gjate 5 vjeteve te fundit nuk arriti te ndryshoje regjimin ne Gjeorgji, ndersa Putin e ka bere te qarte deshiren e tij per rivendosjen e "sferes se influences" se Rusise ne Kaukazin e pasur me energji. Shkendija per agresionin me te fundit te Rusise nuk ishte Kosova, por Bukureshti.

Muajin e kaluar, ne Samitin e NATO-s, Gjermania i bllokoi planet per t'i ofruar Gjeorgjise dhe Ukraines perfshirje ne "planin aksional te anetaresimit". Ne vend qe keto shtete demokratike te perfshihen ne rrugen e gjate drejt NATO-s, Gjermania zgjodhi te jete e mire me Mosken. Kremlini mund t'i nuhase luhatjet e Perendimit dhe nese lejohet qe ta beje te veten ne Gjeorgji, atehere mesazhi per Ukrainen do te jete i ngjashem.

Sic ka thene Zbigniee Brzezinski, vetem me Ukrainen, Rusia perseri mund te behet perandori.

"Wall Street Journal"






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika