"Serbia nuk i ndahet lehte Kosoves"
E Marte, 13 Maj 2008
Fituesit e zgjedhjeve te se dieles ne Serbi, me ne krye presidentin aktual Boris Tadic, ndonese kane trumbetuar rrugen e integrimit ne Evrope, nuk do t'i ndahen lehte Kosoves dhe perpjekjeve per ta pasur ate nen kontroll. Kete vleresim e jep analisti i njohur britanik Tim Xhudah, ne nje interviste qe dha dje per radion "Evropa e Lire".
Zgjedhjet e pergjithshme ne Serbi perfunduan me nje fitore te qarte per Boris Tadic. Por, vete fitorja nuk mjafton per te krijuar qeverine. Cilat jane mundesite qe i shihni perpara?
Shume pazare te renda. Une mendoj se eshte interesante te permendet se forcat evropiane nuk kane dale edhe aq mire ne keto zgjedhje, por fakti se vota per forcat radikale ka pesuar nje kolaps, kjo eshte ajo qe beri ndryshime tek perqindjet dhe i dha fitoren Tadicit. Megjithate, keni te drejte, ne kuptimin e paster matematik, ne kuptimin e vendeve ne parlament, fitorja ende nuk mjafton per te formuar qeverine. Prandaj, mendoj se do te kete shume pazare. Ajo qe mbase mund te ndodhe eshte qe Partia Socialiste, e cila dikur udhehiqej nga Sllobodan Millosheviqi, njeriu i cili e futi Serbine ne kater luftera, mund te joshet qe te perkrahe qeverine e udhehequr nga partia e zotit Tadic. Dhe, kjo eshte ajo per te cilen disa njerez parashohin se do te ndodhe.
Edhe pse partia e Tadic shihet si pro-evropiane, qendrimi i saj ne raport me Kosoven nuk ndryshon aq shume nga ai i partive tjera politike; qe te gjitha e kundershtojne ashper pavaresine e Kosoves. A kane keto zgjedhje ndonje domethenie per Kosoven?
Ne fakt jo. Nuk mendoj se keto zgjedhje do te kene ndonje domethenie per Kosoven. Sikur qe e thate edhe ju, me te drejte, Tadic dhe aleatet e tij jane pothuajse teresisht kunder pavaresise se Kosoves. Mendoj se do te vazhdojne rrugen e tyre per te konsoliduar kontrollin e Qeverise se Serbise brenda Kosoves, prandaj nuk mendoj se keto zgjedhje do te kene ndonje rendesi ne Kosove. Kane me shume domethenie per ate se cfare do te ndodhe ne Serbi, por jo edhe ne Kosove.
Kur flasim per perpjekjet per te konsoliduar kontrollin e Qeverise serbe ne Kosove, Serbia ka mbajtur zgjedhjet lokale edhe ne Kosove, me gjithe kundershtimin e autoriteteve vendore dhe nderkombetare. Disa lidere serbe, madje, kane paralajmeruar formimin e parlamentit serb. Cilat do te jene veshtiresite ne kete drejtim?
Mendoj se veshtiresite perpara jane te shumta. Kam pershtypjen, megjithate, se nese Tadic arrin te formoje qeverine, pra nese Partia e tij Demokratike arrin ta udheheqe qeverine, nje forme e 'modus vivendi' do te mund te ishte me e lehte te arrihet, se po te udhehiqej qeveria nga kryeministri ne largim, Vojisllav Koshtunica dhe forcat radikale. Fundja, nje pjese e madhe e zhvillimeve aktuale politike, sikur qe eshte formimi i parlamentit serb ne Kosove, burojne nga ndasite politike ne Serbi. Nuk them se gjerat do te ecin me lehte, por mund te arrihet me lehte deri te nje forme e nje marreveshjeje praktike, nese partia e Tadic arrin ta udheheqe qeverine e ardhshme.
Duke u nderlidhur me keto zhvillime, nuk mund te shmanget edhe konfuzioni qe ekziston midis misionit te OKB dhe atij te BE ne Kosove. Fundi i periudhes tranzitore po afron, por marreveshje ende nuk ka. Cili eshte mendimi juaj?
Ne kete kuader, mendoj se loja vazhdon. Megjithate, kam bindjen se cfaredo qe Bashkimi Evropian te thote, jemi duke ecur drejt situates ne te cilen ndikimi i Bashkimit Evropian do te dominoje ne pjeset e banuara me shqiptare, kurse Kombet e Bashkuara do te vazhdojne te dominojne ne pjeset e banuara me serbe.
A mendoni se nje gje e ketille mund te jete funksionale?
Mendoj se ky proces ne fund serish do te varet nga formimi i qeverise ne Serbi. Me kete dua te them se nese ka nje qeveri qe udhehiqet nga partia e Tadic, atehere eshte e mundshme, ose me mire te them, eshte pak me shume e mundshme qe nje lloj marreveshjeje praktike te arrihet.
Forcat radikale ne Serbi jane angazhuar per nje ndarje funksionale midis shqiptareve dhe serbeve ne Kosove. Nese partia e Tadic arrin marreveshje per qeverine, a mendoni se ajo do te vazhdoje te angazhohet per kete koncept?
Eshte e mundshme te parashihet nje version me i fuqishem dhe nje tjeter me i bute ne raport me kete argument. Dhe, mendoj se ne rast se Tadic arrin te formoje qeverine, atehere ai do te angazhohet per nje version me te bute te ketij koncepti; po.