Nuk paguan dy vjet, falimenton
E Marte, 13 Maj 2008
Rregullat per bizneset, qe raportojne bilanc me humbje, do te shtrengohen ne ligjin per falimentin, qe eshte duke u diskutuar ne komisionet parlamentare. Komisioni parlamentar i Ekonomise diskutoi dje projektligjin "Per falimentimin". Pergatitja e ketij projektligji eshte ndermarre pasi ne treg shume kompani, duke marre borxhe te njeri-tjetri, rrezikojne te fshehin situaten e tyre, si dhe te mund te perballen me procesin e falimentimit zinxhir. Ne rastet e kompanive me bilance negative, ne nje afat kohor prej me shume se nje vit, me rregullimet qe do t'i behen ketij ligji, pritet qe te behet efektiv falimentimi, pasi ato nuk do te mund te pranohen nga bankat per marrje kredie apo borxhe te njeri-tjetri. Nenkryetari i Komisionit te Ekonomise, deputeti socialist, Arben Malaj, i ka kerkuar komisionit se ligji nuk duhet te miratohet pa marre me pare aprovimin e biznesit. Ne tregun vendas ka kompani, te cilat punojne duke marre borxhe te njera-tjetra, pasi vete paraqesin bilance me humbje.