Shtypi i Kosoves per zgjedhjet serbe
E Marte, 13 Maj 2008
KOSOVA SOT
Zgjedhjet e se dieles i kane vene kapakun abuzimit qe ka bere misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove. Megjithese ne nje realitet te ri, por edhe sikur te mos ishte fare ky fakt, zyrtaret e UNMIK-ut e kane pasur detyre qe te mos lejojne shkeljen flagrante te Rezolutes 1244, duke lejuar organizimin e zgjedhjeve serbe ne territorin kosovar. Eshte e pafalshme per drejtuesit e ketij misioni. Qe me miratimin e tyre kane lejuar nje proces, i cili me siguri do te reflektohet shume shpejt ne thellimin e ndarjes mes shqiptareve dhe serbeve. Kundershtimi verbal eshte vetem nje pike ne uje, nga ajo qe ka mundur te beje UNMIK-u, i cili vazhdon t'i kete edhe me tutje kompetencat e plota ne Republiken e Kosoves. Ne vend qe te ndalohej procesi i zgjedhjeve ilegale te Serbise ne vendin tone, nderkombetaret lejuan qe te devalvohet dita-dites pavaresia dhe sovraniteti i shtetit kosovar. Ne vend qe te konfiskoheshin materialet e votimit dhe te arrestoheshin personat qe u perfshine ne zgjedhjet e paligjshme, UNMIK-u i toleroi ata dhe veprimet e tyre. Misioni i OKB-se i dha mundesine me te mire Serbise dhe pakices serbe ne Kosove qe ta legjitimojne pushtetin e tyre paralel, t'i legalizojne enklavat dhe t'i shkaterrojne, ende pa nisur, perpjekjet per zbatimin e decentralizimit sipas pakos se Ahtisarit.
EXPRESS
Vojislav Koshtunica me siguri kishte besuar se shpallja e zgjedhjeve te parakohshme, ne nje situate te ngarkuar emocionalisht nga shkeputja e Kosoves, do ta bente perfundimisht nje faktor te perforcuar dhe te pakalueshem ne Serbi. Nese ky kane qene kalkulimi i kryeministrit te deridjeshem serb, doli i gabuar.
KOHA DITORE
Presidenti i Serbise, Boris Tadic, ka shpallur te dielen mbrema veten fitues te zgjedhjeve ne Serbi, duke u angazhuar se "Serbia kurre nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves" dhe se do te kerkoje negociata te reja lidhur me statusin e saj.
BOTA SOT
Partia e Koshtunices me qellim te mobilizimit te mbeshtetjes, po ngre tensionet si ne Serbi ashtu edhe ne Kosove, duke i vene votuesit para zgjedhjes: do te jene tradhtare apo patriote. Ata si tradhtare tashme i kane etiketuar forcat properendimore, te cilat me qellim te integrimit ne Evrope thone se kane shitur zemren e Serbise, Kosoven.
INFOPRESS
Serbia vazhdon te jete ne telashe me veten e saj, tash kur nuk i ka te tjeret, e as Kosoven. Shpallja e pavaresise se Kosoves u pa qarte qe ka pershpejtuar dhe nxitur forcat politike atje te tregojne dhembet ne garen per pushtetin ne Serbine, tashme te vetmuar nga ish-pjeset e Jugosllavise se dikurshme, ku ajo atehere ndihej keq.
ZERI
Zyrtare te larte te institucioneve qeveritare ne vend thone se Qeveria e Republikes se Kosoves ka intensifikuar lobimin per njohje te reja te pavaresise se Kosoves, derisa opozita ne vend vlereson se Qeveria ka qene e kapluar nga vetekenaqesia pas njohjeve te para dhe si pasoje e kesaj procesi ka stagnuar me vone.
LAJM
Njohesit e rrethanave politike, mbajtjen e zgjedhjeve serbe ne Kosove e cilesojne si sfiden me te madhe te institucioneve te Kosoves. "Problemet kane filluar. Le te thone sa te duan se keto zgjedhje jane jo legjitime per Kosoven. Keto zgjedhje jane legjitime per Serbine dhe kjo u mjafton serbeve", thote Agim Zogaj, shef i Departamentit te Shkencave Politike ne Fakultetin Filozofik.
EPOKA E RE
Dy nga udheheqesit kryesore te Republikes se Serbise (Stambolici dhe Gjingjici) te koheve te fundit jane vrare, nje tjeter udheheqes serb i ka shpetuar dy here atentatit (Drashkovici), kurse Presidenti aktual eshte kercenuar me "nje plumb ne koke". Duke e njohur kete tradite kriminale te vrasjeve dhe tentim-vrasjeve politike, Presidenti aktual serb, Tadic, do te duhej ta kete marre seriozisht kercenimin.