Prishtina: Beogradi te merret me BE-ne dhe jo me Kosoven
E Marte, 13 Maj 2008
Autoritetet ne Prishtine vleresuan dje se fitorja e forcave demokratike ne Serbi eshte lajm i mire per rajonin. Perfaqesuesit e institucioneve te Republikes se Kosoves deklaruan se nje qeveri demokratike ne Beograd do t'i ndihmonte bashkepunimit me te mire rajonal. Njekohesisht pershendetet vendimi i kryetarit te UNMIK-ut ne Kosove, Joakim Ryker, per anulimin e zgjedhjeve lokale serbe ne territorin e Kosoves. Nderkohe, pati reagime dhe per deklaraten e djeshme te Tadic se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosoves. Kryeministri Hashim Thaci i kerkoi nga Prishtina, fituesit te zgjedhjeve serbe qe "te merret me Brukselin dhe jo me Prishtinen".
VLERESIMET
Prishtina zyrtare e ka vleresuar zhvillim pozitiv per rajonin fitoren e bllokut proevropian ne zgjedhjet e djeshme parlamentare ne Serbi. Me kete rast, Presidenti Fatmir Sejdiu ka perseritur qasjen e Kosoves per bashkepunim me te gjitha shtete e rajonit, perfshire ketu edhe Serbine. "Kosova eshte e interesuar te kete raporte te mira fqinjesore me te gjithe fqinjet e vet, ne kete rast edhe me Serbine. Eshte nje shans qe e ardhmja te jete nje e ardhme e raporteve te mira dhe fqinjesore ne mes te shteteve sovrane", tha Presidenti. Lidhur me zgjedhjet lokale serbe ne Kosove, Presidenti sqaroi se "i gjithe ky proces eshte ilegal ne Kosove". Nderkohe Sejdiu theksoi se pas zgjedhjeve ne Serbi, "eshte nje shans normal qe e ardhmja te jete nje e ardhme e raporteve te mira nderfqinjesore ne mes te shteteve sovrane".
ANULIMI
Kryetari i shtetit, Sejdiu, e ka pershendetur vendimin e shefit te UNMIK-ut, Joakim Ryker, per te anuluar rezultatin e zgjedhjeve lokale qe jane mbajtur edhe ne Kosove. "Ne nuk shohim vlefshmerine e votes se njerezve ne procese elektorale, por i shohim qytetaret serbe qe duhet te jene, qe ne te ardhmen duhet te jene kontribuues te barabarte te demokracise", ka theksuar Sejdiu.
Nderkohe, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, tha se populli serb ka bere zgjedhjen e vet, ndersa zhvillimet ne Serbi nuk do te kene kurrfare reflektimi ne Kosove. "Gjithnje kemi thene qe jemi te interesuar qe ne Serbi te vijne forca demokratike, forca proevropiane dhe si duket keto forca kane fituar me teper, por fundi i fundit eshte ceshtje e brendshme dhe interes i Serbise se ciles force do t'ia japin votat", ka thene Krasniqi.
REAGIMET
Vetem pak ore pasi u konfirmua fitorja e koalicionit politik te kryesuar nga presidenti aktual Boris Tadic, ky i fundit leshoi nje deklarate me nota te njohura nacionaliste: "Ne nuk heqim dore nga Kosova dhe nuk e njohim shtetin e krijuar". Perkunder kesaj deklarate, ka reaguar menjehere, Kryeministri i Republikes se Kosoves. Ai i ka terhequr verejtje Serbise qe te mos nderhyje ne Kosove: "Mesazhi im per Presidentin Tadic eshte qe te mendoje me shume per Brukselin dhe NATO-n, sesa per Kosoven", deklaroi Thaci, per agjencine e lajmeve "Associated Press", duke nenkuptuar integrimin ne Evrope, perkunder pretendimeve te vjetra dhe absurde per Kosoven. Ndersa e ka cuar dhe me tej apelin e tij: "Presidenti Tadic personalisht e di mire, se Kosova eshte nje shtet i pavarur, sovran dhe demokratik".