PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Sejdiu-Haradinaj, per zgjedhje te reja


E Marte, 13 Maj 2008

Presidenti i Republikes se Kosoves, dr. Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, biseduan dje per proceset neper te cilat po kalon Kosova. Ata jane ndalur ne zgjedhjet e reja, bashkepunimin ne procesin e tranzicionit, si dhe rolin e AAK-se ne kuader te Parlamentit. Presidenti tha se vleresonte rolin e vecante qe Haradinaj ka ne proceset institucionale dhe proceset e hershme per lirine dhe pavaresine e Kosoves.

Ndersa Haradinaj sqaroi se AAK, si parti opozitare, eshte ne sherbim te vendit per temat te cilat jane ne interes per qytetaret e Kosoves, duke siguruar se do te vazhdoje te vezhgoje punen e qeverise. Ai u shpreh per mbajtjen e zgjedhjeve te reja sipas pakos se Ahtisarit. Ne kete pike, presidenti tha se kerkesat per mbajtjen e zgjedhjeve te reja jane legjitime. Megjithate, shtoi ai, "per kete ceshtje do te vendoset ne menyre institucionale dhe ligjore".

Aleanca per Ardhmerine e Kosoves dhe Lidhja Demokratike e Kosoves qe perfaqesohet me Sejdiun, nuk e perjashtojne mundesine e bashkimit te votes ne mandatin e ardhshem qeverises. Pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu, kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj, tha se nuk mban inat me LDK-ne, pavaresisht se ajo tani eshte ne qeveri me Partine Demokratike te Kosoves. Aq me teper ai respekton voten e qytetareve dhe institucionet legjitime te Kosoves. "Njerezit e zgjedhur te popullit te Kosoves kane mandat te vendosin per qeverisje, ne rast te bashkimit te votes. Institucionet jane legjitime. Si parti opozitare ne synojme te permiresojme sa me shume qeverisjen dhe bejme punen tone te ndihmojme ne kete drejtim. Po ashtu zhvillojme bashkepunim. Nuk na pengon mandati i sotem i LDK-se qe eshte ne qeverisje qe te kemi bashkepunim te mire edhe nderpartiak", tha Haradinaj.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika