PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Bekimin nuk e vrau Ziza, gjeni autorin e vertete"


E Marte, 13 Maj 2008

Aleksander Ndoja

Hetimet per vrasjen makabre dhe perdhunimin e te miturit Bekim Cenga duket se po ndryshojne rrjedhe. Dy here seancat gjyqesore ne Shkallen e Pare Peshkopi kane deshtuar ne ngarkim te te akuzuarit Shpetim Ziza, i semure mendor, nderkohe qe gjate seances se djeshme te afermit e te dyshuarit, nena e viktimes dhe nje prej deshmitareve kane pretenduar se Ziza nuk e kryer i vetem krimin dhe se drejtesia duhet te gjente bashkepunetoret. "Ne vrasjen dhe masakrimin e 10-vjecarit Bekim Cenga ka marre pjese edhe nje tjeter person, i cili nuk prezanton asnje deficence mendore", deklaruan familjaret e pranishem ne salle. Madje, tashme eshte hedhur dyshimi i bazuar, sipas te cilit, i riu I. Sh., e ka perdorur te semurin mendor Ziza per te maskuar vepren e tij kriminale dhe monstruoze. Por edhe ne kete seance gjyqesore vetem sa eshte deklaruar ky fakt dhe me tej gjyqi eshte nderprere, duke e shenuar nje tjeter rast deshtimi.

Kryesuesi i kesaj ceshtje, Halil Vani, i ka konsideruar te pamjaftueshme provat e deklaruara nga prokuroria e rrethit. Ai dhe koleget e tij kane kembengulur se duheshin te tjera prova per te faktuar se Shpetim Ziza kishte bashkepunetor ne krim. Ate qe nuk e ka bere prokuroria e rrethit dhe policia lokale, me sa duket, kane vendosur ta thone deshmitaret e thirrur te ngjarjes kriminale. Por, edhe pse seanca gjyqesore e dites se djeshme eshte mbajtur nen masa te forta sigurie, madje asnje nga gazetaret nuk eshte lejuar te kaloje deren e gjyqesorit, burime nga gjykata konfirmojne se jane thirrur deshmitare, mes te cileve edhe nena e 10-vjecarit te masakruar, Bekim Cenga. Mesohet se vete djaloshi qe gjendet pas hekurave, ka belbezuar vetem emrin e personit te dyte, por me pas ka qene nje nga deshmitaret qe ka deklaruar identitetin e plote dhe disa detaje qe mbeshtesnin kete akuze. Prokuroria ka marre nje vendim te ndermjetem per te mbajtur sekret deshmitarin, pasi mund t'i rrezikohet jeta.

Etleva, nena e djalit, qe u gjet i masakruar ne nje tunel, ne periferi te qytetit, nen masa sigurie eshte shoqeruar nga uniformat blu nga shtepia e saj ne lagjen "Kamen", deri ne sallen e gjyqit. Edhe ajo gjithnje ka perseritur se djalin e saj nuk e ka vrare nje i marre, por ka te tjere qe fshihen pas tij. Ne seancen e djeshme ka munguar avokati i te akuzuarit Ziza. Femijet, qe u ndane te fundit me Bekim Cengen, thane diten e rrembimit te tij se kishin pare nje makine dhe dy persona qe e kishin joshur ate dhe marre me vete. Nderkohe i akuzuari Ziza deklaroi se e kishte pranuar autoresine e krimit pas dhunes se ushtruar mbi te nga policia lokale. "Une nuk e kam vrare Bekimin", i tha ai nenes se tij vetem nje jave pas izolimit ne Burgun e Burrelit. "Me rrahen keq policet dhe per te shpetuar nga vdekja pranova ta kem mbytur une Bekimin", shtoi ai.

Si zhduk dhe masakrua 10-vjecari Cenga

Femija 10-vjecar Bekim Cenga u gjet i torturuar, perdhunuar e vrare ne perroin e fshatit, krim per te cilin dyshohet fqinji i tij Shpetim Ziza. Trupi pa jete i Cenges eshte gjetur pas pese ditesh i zhdukur nga familja. Me trup te permbysur, i masakruar, i demtuar ne fytyre me shenja mbytjeje ne qafe dhe i dhunuar seksualisht. Kjo ka qene pamja e tmerrshme qe kane ndeshur hetuesit ne momentin e pare ne vendngjarje. Ka qene policia ajo qe ka mundur te zbuloje kufomen ne perroin e fshatit Tomin, rreth 200 metra larg nga pallati i fundit i lagjes "Kamen", ku banon dhe familja e Ylli Cenges. Shenjat e dhunes ne qafe dhe nje lak prej fijesh ngjyre bezhe, pak meter larg vendit ku u gjet femija jane, sipas eksperteve, tregues te forte qe 10-vjecari eshte mbytur. Femija, sipas eksperteve qe bene keqyrjen e kufomes e me pas ekspertizen, mbante veshur te njejtat rroba, me te cilat prinderit e kane pershkruar, kur ai ishte larguar per here te fundit nga shtepia e gjyshit. Ne anen e djathte te fytyres jane vene re shenja gervishtjeje te thelle, shume te forta, nderkohe qe ka pasur edhe shenja te dhunes seksuale.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika