PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Elsa Lila ne gjykate, perballe vrasesit te nenes


E Marte, 13 Maj 2008

Kengetarja Elsa Lila eshte perballur dje, per here te dyte, me vrasesin e nenes se saj ne gjykate. E veshur me nje fund te gjate dhe me nje bluze te zeze, ajo eshte ulur ne nje nga stolat e salles numer 1 ne Gjykaten e Tiranes, perballe te denuarit per ekzekutimin e Eva Visha, 11 vjet me pare, ne aksin rrugor Tirane-Elbasan. Nderkohe qe, nuk ka pranuar te jape asnje deklarate dhe shoqerohej nga daja i saj avokat, Saimir Visha. Dje eshte zhvilluar edhe seanca e trete gjyqesore, ne te cilen avokati mbrojtjes i te pandehurit Albenc Ago ka lexuar kerkesen e tij. Sipas avokatit Ili Pano, klienti i tij ka te drejte te rigjykohet ne themel, pasi ky i fundit eshte gjykuar ne mungese. Nepermjet kerkeses se tij per rigjykim Ago, ish-shofer vullnetar i Partise Socialiste, u argumentoi togave te zeza te kryesuara nga gjyqtari Gerd Hoxha, se gjate dhenies se vendimit per te, nuk ka qene ne Shqiperi dhe nuk ka pasur mundesi apelimi ne shkallet e tjera te gjyqesorit, duke marre vendimin e formes se prere. Gjate kohes se dhenies se vendimit ka qene ne Itali, ndaj dhe nuk eshte vene ne dijeni per zhvillimin e procesit gjyqesor, apo mundesine e apelimit te tij. Gjykata e Tiranes e ka denuar ne mungese Albenc Agon, me 20 vjet burg, pas deklarimit fajtor per veprat penale te "vrasjes me dashje" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake", nje vendim qe daton me 11 dhjetor 2005. Sipas ketij vendimi, 40-vjecari Ago akuzohet se ne kilometrin 29, ne aksin rrugor Tirane-Elbasan, ka ekzekutuar me arme zjarri, me 23 maj te vitit 1997, Eva Vishajn (Lila). Nderkohe, arrestimi i tij do te behej i mundur vetem dy vjet me pare, kur agjentet e Interpol Romes kane marre nje njoftim nga konsullata shqiptare se Ago ishte paraqitur me pasaporten e tij per te kerkuar nje te re. Nje rigjykim i Agos mund te zbardhe shume prej atyre qe jane cilesuar enigma te dosjes "Visha". I denuar si ekzekutuesi i nenes se kengetares se njohur, ai duket se eshte i vetmi qe mund te shpjegoje motivet e vrasjes. Deri tani eshte thene se ajo eshte kryer pas nje grindjeje, por nderkohe ende nuk dihet se cilat jane motivet per kete vrasje. Kamerierja e lokal "Juna" ne zonen e ish-Bllokut, eshte marre nga palestra me 23 maj te 1997 nga Ago dhe me nje veture jane nisur drejt Elbasanit. Gjate kthimit ka ndodhur edhe ngjarja, ku nje shofer furgoni gjeti trupin e pajete te 35-vjecares.

Familjaret mbeshtesin drejtesine ne hetime

Familjaret e Eva Vishes nuk jane pajtuar ende me hetimin e dosjes, pasi dyshojne se pas Albenc Agos qendrojne edhe persona te tjere. Ndersa vete 42-vjecari nuk ka pranuar akuzen, duke kerkuar rigjykim pas ekstradimit nga Italia, motivet e krimit kane mbetur mister. Te afermit e nenes se kengetares Elsa Lila kane kembengulur qe Ago te rrefeje edhe bashkepunetoret e tjere nese ka dhe drejtesia te vendoset per kete ngjarje. Ata jane shprehur te kenaqur me vendimin e gjykates dhe kapjen e autorit, duke falenderuar autoritetet, por kerkojne thellimin e hetimeve per te zbuluar ndonje tjeter bashkepunetor te mundshem.

Redinalda Caushaj






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika