PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Plumb trafikantit, tentoi arratisjen


E Marte, 13 Maj 2008

Perpjekja per te futur gjysme ton droge drejt qendres se Shqiperise per pak sa nuk i ka kushtuar jeten nje te dyshuari si trafikant. Besnik Bronkeri, qe drejtonte njekohesisht kamionin me targa te Vlores, ka tentuar t'i rrembeje pistoleten nje prej efektiveve te patrulles, ndersa ne arrati e siper eshte qelluar nga efektivet ne kembe. Menjehere ai eshte derguar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku ka hyre ne operacion, ndersa policia sekuestroi mjetin dhe 600 kg marijuane qe dyshohet te jete mbledhur ne Gjirokaster e qe mund te shperndahej ne tregun vendas. Por nje tjeter piste hetimi eshte dergimi i sasise ne Vlore dhe me pas pertej Adriatikut, me destinacion Italine.

Policia e Tepelenes bllokoi oret e para te mengjesit te djeshem 600 kg lende narkotike te llojit marijuane, ne aksin rrugor kombetar Tepelene-Fier, nderkohe qe gjate aksionit, drejtuesi i automjetit me te cilen po transportohej droga, pas tentatives per t'i rrembyer armen nje punonjesi te policise, mbeti i plagosur ne kembe. Gentian Mullai, zedhenes i Drejtorise se Policise se Gjirokastres, tha per gazeten: "Besnik Bronkeri, 35 vjec, lindur ne Korce dhe banues ne Vlore, qe drejtonte mjetin kamion tip "Reno", me targa VL 1446 C dhe rimorkio me targe KO 5427 B, nuk iu bind urdhrit te policise rrugore, kur iu kerkua te hapte karrocerine". Per te gjashten here brenda pak javesh, policia ka sekuestruar serish nje ngarkese me droge. Efektivat e policise se Tepelenes, ne baze te informacionit te mbledhur ne rruge operative, kishin hedhur dyshimet e para se me kete mjet mund te transportohej ngarkese me droge. "Madje, per te verifikuar dyshimet tona, ne kishim ngritur edhe nje postbllok policie ne dalje te Memaliajt", thote njeri prej efektivave pjesemarres ne aksion. Drejtuesi i mjetit, pas sinjalit te marre per ndalim nga ana e policise, ka nderprere levizjen e automjetit. Pasi kane verifikuar dokumentacionin e mjetit, ata i kane kerkuar shoferit Besnik Bronkeri, 35 vjec, qe te hapte mushamane e trajlerit. "Pasi degjoi kerkesen tone, shoferi filloi te shfaqte shenja nervozizmi dhe kundershtie", thone burimet policore.

Pasi ka debatuar me efektivat e policise, sepse nuk pranonte qe te hapte mushamane e kamionit, ai eshte perpjekur t'i marre pistoleten njerit prej punonjesve. Ne pamundesi te marrjes se pistoletes dhe pasi ka konstatuar kembenguljen e uniformave blu, shoferi eshte larguar me vrap nga vendngjarja. "Njeri prej punonjesve te policise qelloi disa here ne ajer me pistolete, me qellim qe drejtuesi i mjetit te ndalonte, por ai ka vazhduar te vraponte", tha nje zyrtar tjeter i policise vendore. Duke pare se shoferi nuk po i pergjigjej kerkeses, agjentet e kane neutralizuar ate duke e plagosur ne kemben e majte, mbi gju. Gjate kontrollit, policia ka zbuluar ne karrocerine e automjetit ngarkesen e dyshuar me droge, e cila transportohej ne 24 canta te medha sportive ngjyre te zeze. "Ne secilen cante kishte nga 20-25 pako me peshe 1 kilogram secila, te mbeshtjella me leter natriban, ne forme cilindrike, te mbushura me lende narkotike te llojit marikuane, te cilat ne total peshonin 600 kg", tha Mullai.

Policia: Po hetojme per persona te tjere

Policia beri sekuestrimin e 600 kg lende narkotike dhe ne baze te provave materiale te mbledhura arrestoi ne flagrance per vepren penale te "Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike", drejtuesin e mjetit Besnik Bronkeri. Sipas hetimeve te para ngarkesa me droge mund te kishte si destinacion disa qytete te Shqiperise se Mesme. Organet e hetimit po vazhdojne punen per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete rrjet narkotrafiku.

Blerim Kore


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika