Kamioni bie ne humnere, vdes nje grua
E Marte, 13 Maj 2008
Rudina Llazari
Nje gabim i shoferit, dyshohet te jete shkaku i aksidentit tragjik mesditen e djeshme ne Shkoder. Bilanci i renies se mjetit kamion, 300 metra poshte ne greminen e Shllakut, deri mbremjen e djeshme ka qene nje grua e vdekur dhe 10 te plagosur, nga te cilet tete ishin punetore te Ndermarrjes Rruga-Ura. Mjeti kthehej nga zona e Postribes, ku punonjesit kishin shkuar per te riparuar demtimet e akseve rrugore, nderkohe qe ne udhetim shoferi ka marre edhe dy gra. Viktima, sipas policise, eshte Katerina Coba, 55 vjece, e cila nuk mundi t'i shpetonte plageve te renda. Ne gjendje kritike jane edhe tre persona te tjere, kurse jashte rrezikut jane gjashte prej punetoreve. Policia tha se rruga e demtuar dhe nje gabim i shoferit, qe mund te kete shmangur ndonje perplasje te mundshme, mendohen si shkaqe te aksidentit. Te plagosurit jane Brahim Curri, Ruzhdi Curri, Gjergj Zojza, Ded Preci, Rexhep Dushaj, Enver Buhaj, Marije Coba dhe Shaban Mali, ndersa ka shpetuar Shaban Mati me gervishtje te lehta. Aksidenti ka ndodhur rreth ores 11:00, ne aksin Shkoder-Shllak, ne vendin e quajtur Vilze, kur nje kamion me 11 persona ka rene ne humnere. Gruaja 55-vjecare Katerina Coba mesohet se nderroi jete rreth ores 13:40 ne spitalin e Shkodres, si pasoje e plageve te renda te shkaktuara. Ne kamionin prone e Ndermarrjes Rruga-Ura, udhetonin tete punetore, shoferi si dhe dy pasagjere te rastit. Burime zyrtare te policise thane se kamioni "Fiat Iveco", me targa SH 6133 C, ne te cilin udhetonin 11 personat, mes tyre punetore te Ndermarrjes Rruga-Ura ne Shkoder dhe 2 gra pasagjere, doli nga rruga prane vendit te quajtur Drisht, duke rene 200-300 metra poshte ne humnere. "Do te vdisnim te gjithe po te mos kercenim nga kamioni". Keshtu ka pohuar nje nga te plagosurit e aksidentit te djeshem ne Shllak te Shkodres. Shaban Mati ndodhet ne spitalin e qytetit dhe eshte tejet i tronditur. Pas tmerrit qe ka pare, eshte ne gjendje te tregoje se kamioni kishte dale nga rruga dhe menjehere se bashku me te tjeret eshte hedhur me shpejtesi. "Ishim prane Vilzes. Do te shkonim te rregullonim nje rruge. Shoferi, rruges mori edhe dy gra, te cilat u ulen prane nesh. Ne nje fare vendi kuptova devijimin dhe animin e makines. Kam bertitur shume dhe u kam thene te gjitheve te dalin se aty mund te rrezoheshim. Them se kjo na ka shpetuar jeten te tereve. Thjesht u plagosem, por mund te humbnim kokat", ka rrefyer Shabani, momentet e tmerrit qe ka perjetuar. Sipas tij, sikur gruaja te ishte hedhur me shpejt nga kamioni, nuk kishte per te vdekur. "Nuk e njoh fare ate grua. Hipen ne nje fare rruge. Ne te gjithe ishim shoke te punes dhe te dy grate rrinin prane njera-tjetres. Me vjen shume keq per ate qe ka ndodhur", perfundon punetori i Ndermarrjes Rruga-Ura.