PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gjoni i "Hakmarrjes..." njihet me akuzat ne gjykate


E Marte, 13 Maj 2008

Gjykata e Krimeve te Renda Tirane i komunikoi dje njerit prej te pandehurve te dosjes "Hakmarrja per Drejtesi" ndryshimin e kualifikimit te akuzes. Gezim Gjoni eshte akuzuar per kryerjen ne bashkepunim, ne formen e organizates kriminale, te veprave penale te "vjedhjes me pasoje vdekjen" dhe "rrembimit dhe mbajtjes peng te personit ne rrethana lehtesuese" dhe per kete u kerkua masa e denimit 8 vjet burg. Diten e djeshme Gjoni eshte njohur me akuzat i shoqeruar dhe nga avokati i tij, ndersa prej kohesh i kane kaluar afatet e paraburgimit dhe eshte hetuar ne gjendje te lire. Gjate hetimit te rrethanave te episodeve per te cilat akuzohet Gjoni, prokuroria ka hasur ne domosdoshmerine per ndryshimin e kualifikimit te akuzes, duke e lehtesuar ate per te pandehurin.

Gezim Gjoni ka qene personi i vetem i grupit te dyshuar per 18 vepra penale, qe eshte izoluar ne qelite e paraburgimit. Per me shume se nje vit e gjysme, ky i fundit ka lene qeline e tij per mbarim te afateve te paraburgimit. Nje jave me pare dy prokuroret e ceshtjes "Hakmarrja per Drejtesi" kane lexuar konkluzionet e tyre perfundimtare. Nderkohe qe i pandehuri Gjoni ka qene i vetmi per te cilin organi i akuzes ka kerkuar 8 vjet heqje lirie. Kafazi ne te cilen presupozohej se duhet te ishin te pandehurit, diten e djeshme ka qene i boshatisur, pasi te 10 te dyshuarit ndodhen ne liri, madje pese prej tyre kane perfituar azil politik. Gezim Gjoni eshte nje prej anetareve te akuzuar. Shkak kane qene mbarimi i afateve te paraburgimit qe ka cuar edhe ne ndryshimin e mases se sigurise ne "arrest shtepie". S'ka vonuar shume kur po Gjykata e Krimeve te Renda, e cila pritet te jape vendimin e saj pas dy seancave gjyqesore, ka ndryshuar masen e sigurise ne "detyrim paraqitje". Ne oren 09:00 te dites se djeshme i pandehuri Gjoni eshte paraqitur ne Gjykaten e Krimeve te Renda ku edhe eshte njohur me ndryshimin e akuzes ndaj tij. Nese me pare prokuroria e kishte akuzuar Gjonin per akuza edhe me te renda, por ne pretencen e dy javeve me pare disa prej veprave kane rene dhe pozita e te dyshuarit eshte lehtesuar. Ai akuzohet se se bashku me anetaret e tjere te bandes kane kryer vjedhje te ndryshme me arme dhe marrjen peng te nje femije. Vete Gjoni nepermjet avokatit te tij kishte mohuar akuzat e ngritura pergjate viteve dhe kishte kerkuar lehtesimin prej tyre dhe madje shpalljen si i pafajshem. Ne disa prej episodeve, emri i tij permendet si pjesemarres ne ngjarje apo strehues e bashkepunues, ndersa banonte ne Kamez te Tiranes. Sipas prokurorise, 18 jane episodet per te cilat akuzohen anetaret e bandes "Hakmarrja per Drejtesi".

Mbrojtja, seancen tjeter konkluzionet per akuzat

Ne seancen e radhes, mbrojtja do te paraqese edhe konkluzionet e saj perfundimtare. Do t'i takoje me pas togave te zeza te Gjykates se Krimeve te Renda, te kryesuara nga Flora Hajredinaj, qe te shpallin vendimin e tyre. Avokatet kane kontestuar akuzat e ngritura pergjate procesit ne mungese per te 10 te dyshuarit, pasi jane shprehur se provat ishin te manipuluara ose te pasakta. Nderkohe qe tre vite me pare, Kryeprokurori Theodhori Sollaku ka terhequr aktet nga gjykata, per t'ia transferuar si dosje Prokurorise se Krimeve te Renda. Per mbrojtjen, keto jane aktet e njejta me te meparshmet, ndersa mesohet se kane rene gjashte prej episodeve ne ngarkim te te dyshuarve. Ende nuk eshte caktuar nje date per konkluzionet e mbrojtjes, po per dy seanca pritet perfundimi i procesit maratone.

"Hakmarrja...", 12 vjet ne dyert e gjykatave

Dosja "Hakmarrja per Drejtesi" prej 12 vjetesh eshte endur ne dyert e gjykatave me vendime te dhena e te kontestuara, hetime dhe rihetime. Te gjithe te pandehurit, 5 prej te cileve kane marre azil politik, jane ne liri te plote. Dosja permban 10 emra te akuzuarish per 18 vepra penale, nderkohe qe pese prej tyre gjenden te mbrojtur nga shtetet si Holanda, Zvicra e Belgjika, pasi pretenduan se sulmoheshin politikisht.

Pretenca, tre denime perjete, 144 vite burg

Dy seanca me pare Prokuroria e Krimeve te Renda dha pretencen per dosjen e "Hakmarrjes", duke kerkuar denime maksimale per 10 te dyshuarit. Tre prej tyre rrezikojne denimin e perjetshem, kurse per te tjeret u dhane 144 vite izolim se bashku, nga 8-25 vite heqje lirie, per krimet e vrasjes, grabitjeve, pengmarrjeve, plagosjeve dhe aktit terrorist.

Parate u fshehen ne nje thes me cimento

Grabitja e bankes ne Vlore ka sjelle veshtiresi ne fshehjen e te dyshuarve, pasi lane te plagosur nje prej rojeve. Ndersa nje pjese e parave mbeten ne qytetin bregdetar, sipas dosjes hetimore i pandehuri Orik Shyti eshte nisur per ne Tirane, duke mos marre asgje me vete. Te nesermen, ai eshte kthyer perseri ne Vlore, se bashku me te pandehurin Gezim Gjoni, me nje automjeti tip "Benz 240", me targe TR 7053 C. Kane derdhur sasine e cimentos dhe mbushur thesin me para, duke e vendosur me pas ate ne stive bashke me thaset e tjere me cimento, qe te mos binte ne sy. "Fakti kriminal i vjedhjes me arme te deges se BKT-se Vlore, u provua nga deshmite e Thanas Pasko, Dushan Xhuveli dhe Stoli Bega, te shpjeguara me hollesi, kohen e ndodhjes se ngjarjes, menyren e veprimit te autoreve, numrin e tyre, vendndodhjen e parave te vjedhura", thuhet ne dosje.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika