PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gjuhet e huaja, vetem 10 per qind kalues


E Marte, 13 Maj 2008

Niveli i studenteve ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja eshte per te ardhur keq. Mesatarisht rreth 90 per qind e studenteve jane mbetes ne te pakten tri lende. Edhe ata e kane pohuar nje gje te tille, duke u shprehur se kishin zgjedhur x dege vetem e vetem qe te mos mbetnin pa nje shkolle te larte. Stafet drejtuese jane ankuar se frekuentimi i studenteve ne oret e leksioneve apo seminareve eshte i ulet dhe se ata nuk mund te bejne asgje nese studentet nuk kane piken e deshires qe te studiojne. Keshtu, pedagoget jane detyruar qe shume ore mesimi t'i japin ne gjuhen shqipe, gje qe nuk eshte e lejueshme dhe nuk i ndihmon studentet te pervetesojne gjuhen e huaj per te cilen studiojne. Sipas pjeses me te madhe te studenteve, hyrja ne italisht, anglisht gjermanisht, apo gjuhe te tjera ka qene nje zgjidhje per te mos mbetur pa arsim te larte. Niveli i nxenesve mbetes eshte me i larte ne vitet e para. Sipas statistikave te dekanatit te Fakultetit te Gjuheve te Huaja, rreth 90 per qind e totalit te studenteve jane mbetes ne te pakten tri lende. Rezultatet me te dobeta mesohet t'i kene studentet qe studiojne gjuhen turke. Keshtu, mesohet se vetem 3 per qind e tyre arrijne ta kalojne vitin, ndersa ne italisht kalojne vetem 13 per qind e tyre, shifer mjaft e larte kjo. Nderkaq, ne gjermanisht e rusisht kalojne vetem 6 per qind. Sikurse behet e ditur edhe studentet qe studiojne anglisht jane te nje niveli mjaft te dobet. Edhe pse kriteret per te fituar atje kane qene te rrepta dhe jane pranuar maturante qe kane fituar mjaft pike ne provimet e Matures Shteterore, rreth 50 per qind e tyre nuk e njohin fare kete gjuhe. Nderkaq, disa maturante kane pohuar se kane studiuar per gjuhen e anglishtes ne shkolle te mesme dhe s'kane arritur qe te fitojne. Keshtu, i bie qe kane fituar maturante mjaft te dobet. Fakulteti i Gjuheve te Huaja ka kerkuar testim te atyre qe kane arritur qe te shpallen fitues, per te bere nje tjeter filtrim te atyre qe kane te drejte te vazhdojne shkollen e larte. Lajmin e beri te ditur tre dite me pare drejtori i Arsimit te mesem ne MASH, Ndricim Mehmeti. Ai e pohoi se ky propozim eshte bere per shkak te nivelit shume te dobet te studenteve, sidomos te viteve te para.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika