PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Berisha: Serbia, mbeshtetje vizonit evropian


E Marte, 13 Maj 2008

Kryeministri Berisha pershendeti diten e djeshme rezultatin e zgjedhjeve te fundit ne Serbi, si nje zhvillim shume te rendesishem per Serbine dhe mbare rajonin. Sipas tij, ne zgjedhjet e dy diteve me pare, qytetaret e Serbise i dhane besimin me te madh Presidentit Tadic dhe partise se tij, duke i dhene keshtu mbeshtetjen vizionit te tij evropian.

"Qeveria shqiptare dhe Kryeministri Berisha shpresojne se rezultati i ketyre zgjedhjeve hap rrugen e nje bashkepunimi me te frytshem rajonal", theksohet ne njoftimin per shtyp te Kryeministrit Berisha, ne lidhje me zgjedhjet ne Serbi. Ne deklarata te ndryshme per median, kreu i qeverise ka theksuar se Shqiperia do te perpiqet te ruaje nje nivel te mire bashkepunimi me Serbine, pa u nisur nga problemet qe ky vend ka me shtetin e ri te Kosoves. Nderkohe qe, zgjedhjen e djeshme ne Serbi treguan se serbet jane te orientuar qarte drejt integrimit evropian dhe per te lene prapa izolimin.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika