Mbeshtetje gjermane per integrimin
E Marte, 13 Maj 2008
Fatjona Mejdini
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje nje takim me Kryetarin e Parlamentit te Gjermanise, Norbert Lammert. Ne kete takim, drejtuesi i Parlamentit gjerman, pasi pershendeti reformat e realizuara nga vendi yne, theksoi se duhet te vazhdojne kryesisht per nevojat e brendshme qe ka Shqiperia. Ai deklaroi se Gjermania, ashtu si edhe me pare, do t'i jape nje mbeshtetje te madhe Shqiperise, si financiare ashtu edhe teknike. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha e njohu Kryeparlamentarin gjerman me reformat e ndermarra ne vend, ne kuader te integrimit dhe te permiresimit te gjendjes se brendshme. Po dje, Kryetari i Parlamentit gjerman zhvilloi nje takim edhe me kreun e shtetit, Topi. Ne kete takim u fol per marredheniet e mira te bashkepunimit mes dy vendeve dhe per intensifikim e metejshem te tyre.
Gjate takimit me Kryeministri Berisha, kreu i Parlamentit gjerman, Norbert Lammert, kerkoi qe Shqiperia te vazhdoje punen me reformat e brendshme. Sipas tij, Gjermania do te mbeshtese Shqiperine ne keto reforma te rendesishme qe ajo duhet te ndermarre.
"Ne kete kuader, ne i pershendesim perparimet qe ka bere Shqiperia ne periudhen e fundit, si ne aspektin politik, ashtu edhe ne ate ekonomik. Ne do ta shoqerojme zhvillimin e metejshem te Shqiperise me nje mbeshtetje edhe me te madhe", tha Kryeparlamentari i Gjermanise ne fjalen e tij. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha i shprehu Lammert mirenjohjen per ndihmen e gjithanshme qe ka dhene Gjermania ne ndertimin e nje shoqerie demokratike dhe te ekonomise se tregut, duke e vendosur Shqiperine ne krye te listes se ndihmes per fryme, te dhene gjate ketyre viteve, ndihme qe arrin ne mbi 7 milione euro. Po keshtu, Kryeministri e falenderoi Kryeparlamentarin gjerman per mbeshtetjen qe Gjermania i ka dhene Shqiperise per marrjen e fteses per anetaresim ne NATO. Kryeministri Berisha i percolli falenderimet e tij Kancelares Angela Merkel, duke vleresuar se ftesa per anetaresim ne NATO ishte nje moment historik per vendin. Me tej, Kryeministri Berisha e njohu Lammert me reformat e ndermarra nga qeveria gjate ketyre 3 viteve te fundit, si luften me zero tolerance kunder krimit te organizuar, nxjerrjen e administrates nga konflikti i interesit, hartimin per te tretin vit radhazi e nje buxheti suplementar, digjitalizimin e procedurave, krijimi i nje klime mbeshtetese dhe lehtesuese per biznesin.
Presidenti Topi, gjate takimit qe pati dje me Lammert, nenvizoi nivelin shume te mire te marredhenieve midis Shqiperise dhe Gjermanise, si dhe shprehu besimin per konsolidimin e thellimin e metejshem te tyre ne te ardhmen. Sipas Topit, bashkepunim kerkohet kryesisht ne aspektin ekonomik, ku investimet e firmave serioze gjermane jane te mirepritura ne sektore si infrastruktura, energjetika, turizmi, bujqesia, minierat, transporti. Kreu i shtetit vleresoi mbeshtetjen politike qe Gjermania i ka dhene Shqiperise dhe vuri ne dukje se angazhimi yne per forcimin e bashkepunimit politik mes dy vendeve nepermjet shkembimit te vizitave te nivelit te larte, sic eshte rasti i vizites se Lammertit. Sipas tij, kjo eshte nje deshmi e qarte e rritjes se nivelit te dialogut politik dhe qe kontribuon ndjeshem ne intensifikimin e bashkepunimit nderparlamentar.