Topi emeron Trajen, Zenelin e Poden ne Gjykaten e Larte
E Marte, 13 Maj 2008
Presidenti Bamir Topi ka dekretuar dje tre anetaret e rinj te Gjykates se Larte, duke plotesuar ne kete menyre dhe tre vendet vakante ne kete institucion te larte gjyqesor. Jane Kristaq Traja, Zamir Poda dhe Artan Zeneli, ata qe kane marre firmen e Presidentit te Republikes dhe nga dje do te jene dhe anetare te Gjykates se Larte, duke i dhene fund te gjitha polemikave ne lidhje me zgjatjen e pafundme te mbajtjes bosh te ketyre vendeve. Tre gjyqtaret jane emra te njohur te jurisprudences shqiptare. Zamir Poda ka qene anetar i Gjykates se Larte dhe ka dhene nje kontribut jo fort te vogel ne ecurine pozitive te ketij institucioni. Nderkohe, Kristaq Traja ka qene perfaqesues i Shqiperise ne Gjykaten Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, duke u larguar prej ketij posti vetem pas skadimit te mandatit te tij. Me heret, pas kthimit nga gjykata e Krujes ne Tirane, ai ka qene nje nder hartuesit e draftit te Kushtetutes se rrezuar ne nentor te vitit 1994. Tashme, ai kthehet ne nivelet me te larta te gjyqesorit shqiptar. Ndersa Artan Zeneli ka qene gjyqtari qe denoi te akuzuarin per vrasjen e gazetarit Ali Uka, per te kaluar me pas ne pozicionin e avokatit. Ka qene avokat i VIP-ave te politikes, nderkohe qe ka mbrojtur dhe dy te akuzuarit per abuzim me detyren, ish-zv.ministrin Jaka dhe ish-drejtorin e MEIKO-s, Pinari.