Meta: Referendumi, fushate sqaruese ne gjithe Shqiperine
E Marte, 13 Maj 2008
Oli Xhilaga
Levizja Socialiste per Integrim do te startoje nje fushate ndergjegjesimi dhe informimi per opinionin e gjere, sa i takon qellimit per te cilin do te organizohet referendumi popullor. Ishte vete kryetari i LSI-se, Ilir Meta, i cili beri me dije lidhur me kete fakt, duke i meshuar me force rendesise se ketij referendumi.
Kryetari i LSI-se, Meta, vleresoi se "procesi i referendumit do te shoqerohet nga nje fushate informuese dhe sensibilizuese, e cila do te filloje keto dy dite ne qytetin e Elbasanit, per te vazhduar me tej ne Vlore dhe ne te gjithe Shqiperine". Sipas tij, ky proces, i cili tashme pas mitingut ne sheshin "Skenderbej" ka nisur, eshte nje kontribut shume i cmuar jo vetem per rivendosjen e vullnetit te sovranit, jo vetem per kthimin e vendit ne rrugen e demokracise parlamentare, por njekohesisht edhe per rikthimin ne rrugen e integrimit evropian. "E theksoj kete, pasi Kushtetuta e vitit 1998 ka qene reforma me e rendesishme, me e madhe dhe me solide qe eshte zhvilluar ndonjehere ne vendin tone gjate 18 viteve te pluralizmit politik. Dhe, ajo qe ka ndodhur me 21 prill eshte antireforma me e madhe qe ka ndodhur ne vend", u shpreh Meta gjate fjales se tij, lidhur me kete ceshtje. Nderkohe qe, duke vleresuar dhe duke i dhene rendesi organizimit te ketij referendumi, kreu i LSI-se vuri ne dukje se "jam i bindur se procesi i referendumit do t'i sherbeje mbrojtjes se aspirates evropiane te vendit tone dhe te gjithe shqiptareve per arsye se do te riktheje ndarjen e pushteteve, nje parim i sanksionuar qarte ne Kushtetute dhe i cenuar nga ndryshimet e ndodhura ne nenet 104 e 105, dhe te neni per zgjedhjen e Presidentit".
Njekohesisht, kryetari Meta nuk la pa argumentuar dhe sqaruar arsyet se perse duhet mbajtur ky referendum, duke garantuar dhe frytet qe do te rezultojne nga ky proces. "Do te ndihmoje ne luften kunder korrupsionit berja e referendumit, sepse shfuqizimi i neneve 104 e 105, si dhe i zgjedhjes se Presidentit me nje shumice te thjeshte partiake, do te ndihmoje per rritjen e kontrollit te parlamentit ndaj qeverise, do te ndihmoje ne luften kunder korrupsionit dhe abuzimit te cdo qeverie dhe kryeministri, e aq me teper duke pasur ne konsiderate ate qe eshte Kryeminister sot dhe skandalet korruptive, te cilat nuk mbarojne, por qe, sidoqofte, kulmojne ne ate te Gerdecit". Gjithashtu, sipas tij, do te jete po ky referendum, i cili do te ndihmoje ne rikthimin e pavaresise se gjyqesorit, i cili eshte cenuar ne menyre te paprecedent me ndryshimet e fundit kushtetuese. Po keshtu, po ne kete linje sqaruese, Meta nenvizoi se "referendumi do te ndihmoje ne nje republike shume me te vendosur per te respektuar voten e qytetareve shqiptare dhe per t'i pasur pushtetet dhe institucionet ne kete vend nen kontrollin e qytetareve. Keshtu qe, ky eshte nje proces, i cili jo vetem qe nuk e demton procesin e integrimit evropian te vendit, por perkundrazi e mbron dhe e forcon aspiraten evropiane te gjithe qytetareve shqiptare".
Broshure per "atentatin" e 21 prillit
Levizja Socialiste per Integrim do te shperndaje nje broshure per te sqaruar te gjithe opinionin publik mbi ndryshimet kushtetuese te miratuara ne Kuvend. Nje fakt i tille u be dje publik nga kryetari i kesaj partie, Ilir Meta, i cili vuri ne dukje se "do te shperndahet per te gjithe qytetaret e Republikes se Shqiperise, brenda dhe jashte vendit, nje broshure e cila do te sqaroje te gjitha ndryshimet qe kane ndodhur ne Kushtetuten e vendit ne naten e 21 prillit dhe njekohesisht te gjitha pasojat qe vijne nga keto ndryshime, qe kane ndodhur ne kundershtim me vullnetin e popullit shqiptar te sanksionuara ne referendumin e vitit 1998".
Deshtimi per 28 firmat
Mbledhja e 28 firmave te ligjvenesve shqiptare ishte prova e pare e ndermarre nga Levizja Socialiste per Integrim per organizimin e nje referendumi popullor, ku te ishte sovrani ai i cili te jepte verdiktin e tij nese duhet te ndodhnin apo jo keto ndryshime ne Kushtetute.
Kundershtimi i PS
Partia Socialiste kundershtoi me force organizimin e nje referendumi popullor te iniciuar nga LSI. Jo vetem qe Grupi parlamentar i kesaj partie nuk leshoi firmat ne kerkesen per procesin referendar, por nuk reshti se argumentuari nga ana ligjore per pamundesine e mbajtjes se ketij referendumi.