PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gjinushi: Mbeshtesim referendumin e LSI, por jemi kundershtare me ta


E Marte, 13 Maj 2008

"Socialdemokratet e mbeshtesin referendumin popullor, te iniciuar nga LSI per ndryshimet kushtetuese, por politikisht, ata do te vazhdojne te mbeten kundershtare". Ky eshte qendrimi i ardhur dje nga kreu i PSD-se, Skender Gjinushi, lidhur me qendrimin e kesaj partie, sa i takon referendumit popullor. Njekohesisht, Gjinushi sqaroi dhe arsyen e mungeses se tij ne protesten e Levizjes Socialiste per Integrim, e cila u zhvillua me 10 maj ne sheshin "Skenderbej". "Absolutisht eshte nje mungese jo pa dashje, sepse ky eshte nje aktivitet kryesisht i LSI, pra nuk eshte i Komitetit. Komiteti pikerisht ka sensin per te thene qe kerkesa per referendum nuk eshte nje kerkese qe patjeter i kundervihet njerit apo tjetrit, eshte nje kerkese e ligjshme, eshte nje e drejte e shqiptareve te shprehen per ndryshimet thelbesore ne Kushtetute dhe ne duhet ta mbeshtesim te gjithe, qofte dhe ata qe kane votuar pro ndryshimeve per nje arsye apo nje tjeter", vuri ne dukje Gjinushi, lidhur me kete ceshtje. Nderkohe qe, nga ana tjeter, kreu socialdemokrat nenvizoi rendesine e nje ribashkimi te se majtes, per nje aleance parazgjedhore, me qellim fitoren e zgjedhjeve te pergjithshme ne 2009.

"Legjitimimi ne Kushtetuese"

Per kreun e PSD-se, Skender Gjinushi, kerkesat legjitimohen ne Gjykaten Kushtetuese. Eshte vetem Gjykata Kushtetuese qe shprehet per legjitimitetin ose jo te nje kerkese per referendum nuk i takon politikes te merret, politika ka vetem nje gje - je dakord apo jo me ceshtjen e hedhur ne referendum.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika