Prokuroria dergon ne Kuvend materialet shtese per Mediun
E Marte, 13 Maj 2008
Prokuroria e Pergjithshme dorezoi dje ne Kuvend materiale shtese per te kerkuar heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ashtu sic u kerkua nga Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, prokuroria plotesoi me dokumentacione kerkesen e saj per te zhveshur nga imuniteti Mediun me pasoje hetimin per tragjedine e Gerdecit. Dosja shtese, permban brenda argumentet qe prokuroria paraqet si nevoje e domosdoshme per heqjen e imunitetit te ish-ministrit republikan. Kjo i hap rrugen mbledhjes se menjehershme te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, anetaret e te cilit do te marrin ne shqyrtim materialet e prokurorise dhe do te shprehen paraprakisht per imunitetin e Mediut dhe me pas do te nisin hartimin e raportit perfundimtar per ta votuar ne seance plenare. Kerkesa per heqjen e imunitetit nga organi i akuzes u be pasi nga hetimet paraprake rezultoi se kishte te dhena e prova se ishin kryer veprime dhe mosveprime ne kundershtim me ligjin dhe ne mospermbushje te rregullt te detyres nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. "Veprimet dhe mosveprimet e kryera ne kundershtim me ligjin dhe aktet nenligjore nga ish-ministri i Mbrojtjes ka te dhena se kane lidhje shkakesore me ngjarjen e ndodhur ne Gerdec. Ka te dhena qe krijojne dyshime te bazuara ne prova se ato kane sjelle perfitime te padrejta ne favor te subjekteve private te perfshira ne procesin e cmontimit te municioneve ne ish-repartin ushtarak Gerdec", nenvizonte ne kerkesen e pare prokuroria per heqjen e imunitetit. Sipas Prokurorise se Pergjithshme, ish-ministri Mediu ka miratuar disa projekt-urdhra, duke shmangur perfshirjen e strukturave dhe hallkave te domosdoshme, qe duhet te ishin pjese e hartimit te tyre. "Ne vijim te aktivitetet te tij ne kundershtim me ligjin dhe ne interes te perfitimeve te padrejta te subjekteve private, qe do te benin cmontimin dhe cmilitarizimin e municioneve, ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, ka miratuar urdhra per interesa per perfitime te padrejta ndaj subjekteve private, qe do te realizonin cmontimin dhe cmilitarizimin e municioneve", vijon Kryeprokurorja Ina Rama.
Imuniteti ne Kuvend
Projektligji per "Kufizimin e Imunitetit te Deputeteve", u perfshi zyrtarisht ne kalendarin e punimeve te Kuvendit. Me konsensus kryetarja e Kuvendit u kerkoi deputeteve qe te votojne perfshirjen e kesaj nisme ne punen e komisioneve ne menyre qe te luftohet korrupsioni. "Jo per t'ju provokuar, por them te perfshijme nismen e PD-se ne kalendar per kufizimin e imunitetit te deputeteve", beri thirrje Topalli, duke arritur konsensusin dhe te deputeteve te opozites. Prej kohesh, politika ka kerkuar kufizimin e imunitetit per deputetet. Por nisma e PD-se, qe prej vitit 2005, ndodhet ne komisione, u rikthye ne qender te diskutimit menjehere pasi Prokuroria e Pergjithshme kerkoi heqjen e imunitetit per ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
R.Rapushi