PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Babasi: Investime te pakta per arsimin


E Marte, 13 Maj 2008

Deputeti i Fushe-Krujes, Ndicim Babasi, ka ngritur dje ne mbledhjen e grupit shqetesimin e tij si deputet ne kete zone, ne lidhje me investimin e paket qe Ministria e Arsimit kishte akorduar per shkollat e kesaj zone. Ne mbledhjen me dyer te mbyllura te grupit, deputeti demokrat, Babasi, ka kerkuar me shume vemendje ne lidhje me investimet per arsimin ne zonen e Fushe-Krujes. Ne lidhje me kete shqetesim, kreu i qeverise, Berisha, e ka mbeshtetur deputetin e PD-se, duke premtuar se ne bashkepunim me ministrin e Arsimit, Genc Pollo, do te shikonte mundesine per me shume investime, per sa i perket arsimit ne kete zone. Ne menyre te vazhdueshme pjese e debatit te mbledhjeve te Grupit parlamentar te PD-se jane edhe investimet dhe ndarja e tyre ne zera te vecanta per zona. Deputetet ne menyre te vazhdueshme kerkojne me shume investime per zonat e tyre elektorale.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika