PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Berisha: Rama, dakord per imunitetin


E Marte, 13 Maj 2008

Fatjona Mejdini

Kryeministri Berisha deklaroi ne mbledhjen e djeshme te Grupit parlamentar te Partise Demokratike se se shpejti, ne bashkepunimin me Partine Socialiste, pritej te miratohej edhe drafti per kufizimin e imunitetit te zyrtareve te larte dhe deputeteve. Keshtu, duke iu referuar deklaratave publike ne lidhje me kete nisme, Kryeministri Berisha theksoi se edhe kreu i PS-se, Edi Rama, eshte shprehur pro kesaj nisme, duke lene hapesire per miratimin e saj me nje shumice te konsiderueshme votash.

Bashke me kreun socialist, Rama, per te shembur murin e imunitetit. Kjo ka qene dhe kryefjala e mbledhjes se djeshme te Grupit parlamentar te PD, ku Berisha ka bere publik arritjen e konsensusit me kreun socialist, Rama. Me miratimin e kesaj nisme, i hapet rruge nje zhvillimi madhor ne demokratizimin e jetes politike ne Shqiperi. Ne kete menyre, konsensusin e pritshem per ceshtjen e imunitetit, Berisha e krahasoi me konsensusin e gjetur mes PD-se dhe PS-se per reformen zgjedhore. "Sic e keni marre vesh ne dy deklarata publike nga ana ime dhe e zotit Rama eshte rene dakord qe te shembet muri i imunitetit. Mendoj se kjo perben njerin nga zhvillimet me madhore dhe me te rendesishme te 17 viteve te fundit dhe ndoshta pas ujdise per sistemin e ri elektoral, ky konsensus perben te dytin zhvillim me madhor ne reformat e ketij vendi", deklaroi Berisha ne fjalen e tij perpara deputeteve, duke e quajtur kete nisme si nje deshmi te maturimit te klases politike. Kreu i qeverise deklaroi per kete nisme se ka ardhur momenti kur edhe deputetet te kene barazi me qytetaret ne raportet e tyre me drejtesine, duke e quajtur kete nje nga parimet themelore te Kushtetutes. Nga ana tjeter, Berisha deklaroi se me kete reforme i jepet fund edhe pengeses qe haste prokuroria shqiptare per hetimin e ceshtjeve qe perfshinin zyrtare te larte dhe deputete. "Me kete reforme jo vetem vendosim barazine para ligjit, por me kete reforme realisht ne heqim nje pengese te tmerrshme, qe qendronte para gjyqesorit shqiptar per te mbushur misionin dhe funksionin e tij, sikurse edhe vete ata zhvishen nga imuniteti, per te cilin ata nuk kane nevoje", deklaroi Berisha, duke e quajtur te domosdoshme kete reforme.

Legalizimet

Po dje, ne mbledhjen e Grupit parlamentar te PD-se, kreu i qeverise, Berisha, foli edhe per ndryshimet e bera ligjit te legalizimeve, te cilat nuk moren aprovimin e Presidentit Topi dhe per pasoje u rikthyen per shqyrtim ne Kuvend. Sipas Berishes, ishte e domosdoshme qe ne ndryshimet e ketij ligjit te pasqyrohen edhe verejtjet e Presidentit Topi dhe ato te Partise Republikane, te cilet ishin edhe iniciatoret e kesaj nisme.

Sipas tij, ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi, drejtori i ALUIZNI-t, Shaban Memia, dhe nje anetar i Komisionit parlamentar te Ligjeve, duhet te uleshin ne nje tryeze te perbashket pune me republikanet per te shqyrtuar edhe mundesine e permiresimit te Ligjit te Legalizimeve. Sipas Berishes, keto ndryshime duhet te persoseshin dhe te merrnin nje forme te pranueshme nga palet perpara se te shkonin per miratim ne Kuvend.

Grup pune per harten e tokave

Kryeministri Berisha ne mbledhjen e djeshme me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te PD-se premtoi ngritjen e nje grupi pune per azhurnimin e tokave ne terren dhe pasqyrimin e ketyre tokave ne harte. Deputetet demokrate gjate fjales se tyre kane shprehur nevojen e ngritjes se ketij grupi, ne menyre qe tokat qe jane prona te individeve te caktuar te percaktohen ne harta se ku ndodhen, pasi kjo mangesi bllokon punen dhe krijon probleme dhe ne terren. Kreu i qeverise, Berisha, ka deklaruar se ky shqetesim ishte i drejte dhe ai do te shikonte realisht mundesine e ngritjes ne nje kohe sa me te shpejte te nje grupi, i cili do te merrej me azhurnimin e tokave. Nga ana tjeter, kreu i qeverise ka theksuar se ishte e domosdoshme qe cdo nisme, e cila merrej nga qeveria per ceshtjen e legalizimit dhe kthimit dhe kompensimit te pronave te diskutohej me pare edhe me republikanet, te cilet jane edhe aleatet me te afert te PD-se ne qeverisje.

Berisha, sqarime nga Greqia per vajin

Kryeministri Berisha ne emer te qeverise pritet t'i kerkoje autoriteteve greke te konfirmojne nese ne Shqiperi ka hyre apo jo vaj luledielli i perzier me lubrifikant. Keshtu ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar, kreu i qeverise ka shprehur shqetesimin ne lidhje me te dhenat per hyrjen e ketij vaji edhe ne Shqiperi nepermjet pikave doganore. Ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, njekohesisht edhe deputet i PD-se, deklaroi se nga informacionet qe ai kishte ne lidhje me kete ceshtje, ky vaj nuk kishte hyre ne Shqiperi dhe se te gjitha vajrat e lulediellit qe kishin hyre ne vend ishin te sigurta per shendetin e qytetareve. Por, kreu i qeverise deklaroi se kjo nisme merrej per te qene me te sigurt ne lidhje me kete ceshtje dhe nga ana tjeter per t'ju dhene siguri edhe qytetareve shqiptare ne lidhje me produktet ushqimore qe ata konsumojne.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika