PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gerdeci, Kuvendi "po" skemes se PS


E Marte, 13 Maj 2008

Rozeta Rapushi

Tragjedia e 15 marsit ne Gerdec shkaktoi debate te ashpra dhe ne seancen e djeshme plenare. Nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, kerkoi nga Kuvendi qe te perfshije ne kalendarin e punimeve te tij nismen e PS-se per demshperblimin e te prekurve nga tragjedia, por dhe pergjigjen me shkrim nga Kryeministri Sali Berisha per kete ngjarje qe ata e quajne krim shteteror. "Duhet ta perfshini ne kalendar nismen tone ligjore. E keni shtyre pa arsye 3 jave", kembenguli Brace, duke akuzuar Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, per shkelje te rregullores. Brace arriti te bindte Kryetaren e Topalli vetem pasi ne shkembim te kesaj, opozita nuk do te bente debate per perfshirjen ne kalendarin e punimeve te draftit te PD-se per kufizimin e imunitetit te deputeteve. Keshtu, nisma e PS-se per demshperblimin e banoreve per humbjet e shkaterrimet ne Gerdec do te jete pjese e komisioneve parlamentare ne javet e ardhshme. Por, pritet qe ajo te mos kete jete te gjate, pasi kryetari i Grupit demokrat, Astrit Patozi, e kritikoi, madje kerkoi qe te mos perfshihet fare si nisme. E duke qene se mazhoranca ka shumicen parlamentare, tentativa e selise roze per te miratuar nje skeme te re demshperblimi per te prekurit nga tragjedia ne Gerdec, te deshtoje. "Kjo nisme ligjore nuk ka asnje efekt, pasi demshperblimi i Gerdecit eshte nje proces i ezauruar. Ata qe u preken po i gezojne parate, e shtepite e tyre duke i ndertuar", tha Patozi. Ai u beri thirrje deputeteve te opozites te mos behen qesharake. "Me Gerdecin nuk ka njeri qe qesh dhe aq me pak deputeti i zones. Ne kerkojme shqyrtimin ne kalendarin e punimeve", replikoi Brace. Ndersa Grupi parlamentar i LSI kerkoi me ngulm perfshirjen e kerkeses se tyre per ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar per tragjedine e Gerdecit. Pellumb Xhufi dhe Spartak Braho, u shprehen se kane tre jave qe kane kerkuar nje komision te tille dhe ende s'po votohet ne Kuvend, por pa rezultat. Gjate seances se shkurter plenare, u debatua dhe mbi 13 interpelancat qe PS ka kerkuar me Kryeministrin Sali Berisha per tragjedine e Gerdecit, pasurite e qeverise apo korrupsionin. Kryetarja Topalli premtoi se do i perfshije ne kalendar, por per to nuk do pergjigjet vetem Kryeministri Sali Berisha. Kryetarja sqaroi se Kryeministri nuk mund te pergjigjet per te gjitha interpelancat, por disa prej tyre do ja kaloje ministrave te linjes, pergjegjes per ceshtjet qe kerkohet.

LSI: Hetim parlamentar

Hetim parlamentar per tragjedine e Gerdecit. Kete kerkon Partia Levizja Socialiste per Integrim (LSI) nga Kuvendi, per te cilen ka dorezuar dhe kerkesen e firmosur nga vetem 5 deputete. Sipas deputetit Spartak Braho, Kuvendi duhet ta miratoje ngritjen e komisionit, pasi vete Kryeministri ka premtuar ne seance se eshte gati per hetim.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika