"Takim me Berishen ose greve urie"
E Marte, 13 Maj 2008
A.Cena
Demshperblime ose do te hyjme ne greve urie. Ky eshte paralajmerimi i te demtuarve nga tragjedia e Gerdecit. "Nese nuk takojme Kryeministrin Sali Berisha, do te hyjme ne greve", kane deklaruar gjate dites se djeshme banoret e fshatit Marqinet, ne Vore, te cilet jane demtuar nga shperthimi i 15 marsit i fabrikes se demontimit te municioneve ushtarake. Ata jane ngritur dje ne proteste, pasi, sipas tyre, jane bere diferencime ne dhenien e demshperblimeve dhe nuk jane shperblyer sipas demeve. Ata kane deklaruar se diten e sotme do te shkonin ne Konvaleshence, ku do te protestonin se bashku me banoret e tjere, qe ndodhen aty qe nga 15 marsi.
Dje banoret e fshatit Marqinet, prane Gerdecit, ne Vore, te cilet u demtuan nga shperthimi i fabrikes se demontimit te armeve me 15 mars te ketij viti, jane hedhur ne proteste. Ata deklarojne se nuk kane marre asnje ndihme, nderkohe qe prej dy muajsh nuk furnizohen me energji dhe uje. Sipas pretendimeve te protestuesve, mesohet se po behen diferencime ne vleresimin e demeve te shkaktuara nga shperthimi, ku mbeten te vrare rreth 26 persona, rreth 300 u plagosen dhe u demtuan mijera banesa dhe biznese. Banoret kane paralajmeruar se sot protesten do ta shtrijne edhe ne Konvaleshence ne Durres, ku aktualisht jane te vendosura familjet, shtepite e te cileve u rrenuan nga shperthimi. Ata i kane bere thirrje Kryeministrit Berisha te jete i pranishem ne protesten e tyre, ne te kundert paralajmerojne se do nisin nje greve urie.
Gjate protestave te meparshme te organizuara nga banoret e fshatit Marqinet, pervec heqjes se depozitave te gazit, ata kane kerkuar dhe kompensime te demeve te shkaktuara nga shperthimi i madh i ndodhur ne fabriken e cmontimit te municioneve luftarake. Banoret e irrituar dhe te gatshem per te protestuar kane kerkuar dhe kompensimin sa me te shpejte te demeve te shkaktuara nga shperthimi tragjik i disa diteve me pare, ku kane humbur mbi 26 persona dhe qindra te tjere jane plagosur me plage te ndryshme, te lehta dhe te renda. Shperthimi i ndodhur ka bere qe dhe ky fshat te kete pesuar deme te konsiderueshme, kryesisht ne shtepite e tyre, pasi nuk ka pasur viktima, pervec disa te plagosurve lehte. Sipas protestuesve, ne kete fshat kane shkuar grupet e kontrollit te vleresimit te demeve, por ata jane lene pas dore, pasi eshte pare me perparesi vetem fshati Gerdec, ku kane ndodhur dhe demtimet me te medha gjate shperthimit. Ata kane kerkuar qe kompensimi me para te jete i njellojte si me fshatrat e tjere, ku demtimet kane qene me te medha se ne Marqinet, 1 dhe 2.
"Te largohen depozitat e gazit"
Banoret e Marqinetit qe jane shume afer zones se shperthimit te fabrikes se cmontimit te municioneve luftarake, jane ngritur dje ne protesta pasi kane kerkuar largimin e menjehershem te depozitave te gazit qe ndodhen ne krah te rruges nacionale dhe ne fillim te fshatit te tyre. Kane qene dhjetera banore te ketij fshati dhe te tjere, kane dale ne rruge duke kerkuar heqjen e me shume se 10 cisternave te gazit, te cilat jane prej vitesh te vendosura aty.
Ankohen dhe bizneset
Dhe bizneset jane ankuar se nuk kane marre asnje qindarke, ndersa disa prej tyre kane nisur te rregullojne provizorisht dhe me sa te mundin ambientin e demtuar dhe ndertesat qe kane pesuar demtime. Nderkohe, nje pjese tjeter e biznesmeneve bejne te ditur se deri me sot kane bere disa ankesa ne lidhje me pretendimet dhe ankesat e tyre, por nga Bashkia e Vores askush deri me tani nuk u ka ardhur ne ndihme dhe te vije dhe te rishikoje apo rivleresojne dhe nje here demet.