PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Gjykata: Prokuroria t'i ktheje leket Byrose per djalin e Moisiut

Gjykata: Prokuroria t'i ktheje leket Byrose per djalin e Moisiut

Redinalda Caushaj
E Marte, 13 Maj 2008

Prokuroria e Pergjithshme duhet t'i ktheje shumen prej 75 milione leke te vjetra Byrose Shqiptare te Sigurimit, e cila demshperbleu ish-presidentin Alfred Moisiu per aksidentin me pasoje vdekjen e djalit te tij, Admirit, kater vjet me pare. Dje ka qene edhe seanca e radhes gjyqesore ne ngarkim te Prokurorise se Pergjithshme, pasi i ndjeri punonte si drejtor ne kete institucion, ndersa per mjetin e aksidentit fillimisht u tha se ishte ne listen e makinave te siguruara. Gjykatesi i ceshtjes, Admir Thanza, ka dhene dje vendimin perfundimtar, duke i dhene te drejte Byrose qe te rimarre parate e paguara padrejtesisht. Padia ne ngarkim te organit qendror te akuzes eshte bere ne muajin shtator te vitit te kaluar, ndersa nga dokumentet rezultoi se mjeti, me te cilin u be aksidenti, nuk ishte i siguruar nga Prokuroria. Objekti ishte detyrimi i pales se paditur qe t'i kthente Byrose Shqiptare te Sigurimit shumen prej 7.505.215 leke, e cila eshte paguar per vdekjen e te ndjerit Admir Moisiu dhe demtimet e shendetit te Rrahman Jates, po ne kete ngjarje. Ngjarja ndodhi ne Gjirokaster, me 10 mars te vitit 2004, ku mjeti ka dale nga rruga, duke rene ne lumin Drino. Admir Moisiu, ne ate kohe kryesonte Zyren e Kontrollit ne Prokurorine e Pergjithshme, nderkohe qe Rrahman Jata, kryente funksionin e ekonomistit. Se bashku me Artan Shijaku, shofer, Jata dhe Moisiu u nisen per Gjirokaster per te bere inspektim ne Prokurorine e Rrethit. Makina, tip "Mitsubishi Pajero", me targe 387 E 659, me te cilen udhetonin tri personat e mesiperm, del nga rruga, duke u rrokullisur per 50-60 metra. Automjeti perfundoi ne lumi Drino. Trupi i djalit te ish-presidentit eshte gjetur pasi disa oresh, nderkohe qe trupi i shoferit Artan Shijaku eshte gjetur pas 6 ditesh kerkimesh. Shkak i aksidentit ishte pikerisht nje defekt i mjetit me te cilin udhetonin, ndaj te cilit nuk ishte bere asnje kontroll teknik. Pas kater vitesh, Byroja Shqiptare e Sigurimeve paditi prokurorine per shumen e dhene si pajoje e aksidentit, pasi makina, me te cilen udhetonin nuk ishte e regjistruar ne listen e automjeteve te prokurorise dhe nuk kishte ne kontrate te saj nje pike demshperblimi te tille.

Prokuroria pretendoi se mjeti ishte i siguruar, por gjate procesit u verifikua se makina e aksidentit para se te dilte nga institucioni ishte sekuestruar nga hetuesit gjate operacioneve qe ishin zhvilluar. Shkak i ngjarjes u percaktua nje difekt ne fuiristraden te ciles nuk i ishte kryer asnje kontroll teknik me pare dhe kete fakt e ka shfrytezuar Byroja e Sigurimeve per te rifituar parate e paguara ne adrese te organit te akuzes, i cili ia kaloi familjes Moisiu.

Deshmia e Jates: Makina rreshqiti dh era ne lume

Aksidenti ka ndodhur rreth ores 10:00 te 10 marsit te vitit 2004, ne afersi te filialit te Ujit te Gazuar te Coca Coles. Makina tip "Mitsubishi Pajero", me targe 387 E 659, me te cilen udhetonte djali i ish-presidentit, Admir Moisiu, drejtuesi i automjetit Artan Shijaku dhe financieri Rrahman Jata, ka dale nga rruga nacionale duke perfunduar ne lumin Drino. I mbijetuari Jata ka thene se se makina doli jashte rruges pasi ishte shume e rreshqitshme dhe nuk u mbajt dot nen kontroll, ndersa u hetua edhe per nje difekt. Rrahman Jata ka rritur te shpetoje, pasi ndodhej ne vendet e pasme te makines dhe ka dale nga xhami i pasem. Ndersa Moisiu, shef kontrolli ne Prokurorine e Pergjithshme dhe drejtuesi Artan Shijaku jane mbuluar menjehere nga uji dhe nuk kane pasur mundesi per te dale nga makina. Trupi i djalit te Presidentit eshte gjetur 7 ore pas aksidentit rreth 150 metra larg nga vendit te ngjarjes.


Komento artikullin | Shiko komentet (6 komente)
Te Tjera nga rubrika