PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Perleshja ne banken e Vlores per 2,7 milione leke

Perleshja ne banken e Vlores per 2,7 milione leke


E Marte, 13 Maj 2008

Jo te gjitha grabitjet per te cilat akuzohet grupi "Hakmarrja per Drejtesi" kane kaluar lehte, pasi ne dy prej tyre eshte dashur perdorimi i armeve pas perplasjes me rojet e objekteve. Te akuzuarit dhe avokatet e tyre i kane quajtur provat te manipuluara. Gjithsesi, ne numrin e sotem po botojme pretendimet e prokurorise per perleshjen gjate grabitjes se Bankes Kombetare Tregtare ne Vlore, ne vitin 1996, ku u plagos polici Thanas Pasko dhe u demtua lehte nje punonjese e bankes. Ngjarja ka ndodhur ne momentin qe punonjesit e firmes, se cilesuar piramidale, VEFA, po depozitonin nje sasi lekesh. Kurse dy grabitjet e tjera i perkasin shoqerise IAP ne 1994, dy here, me nje perleshje te ashper te armatosur dhe nje te plagosur.

Vjedhja me arme e BKT-se Vlore

...Ne mes te muajit prill, te vitit 1996, te pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi, Nikolin Novruzaj dhe Gentian Caka, si dhe Enkeled Agaj, kane vendosur qe te realizojne vjedhjen e deges se Bankes Kombetare Tregtare ne qytetin e Vlores. Ky vendim eshte marre pas nje periudhe kohore, ne te cilen te pandehurit kane studiuar me hollesi, vendin ku ndodhej banka, menyren se si ruhej, pozicionin se si vendoseshin punonjeset, momentet kur furnizohej me para, mjetin qe do perdornin per te shkuar atje dhe per t'u larguar me pas, si dhe hollesi te tjera, te cilat ishin te rendesishme per realizimin me sukses te planit kriminal. I pandehuri Orik Shyti, detyren per studimin e terrenit, ia ka lene kryesisht te pandehurit Nikolin Novruzaj. Per sa i takon automjetit qe do te perdornin, fillimisht eshte menduar per te perdorur nje mikrobus te markes VOLKSVAGEN, modeli "Trasporter", por me pas eshte hequr dore prej tij, sepse nuk e kishte ne gjendje te mire motorin dhe ne keto kushte nuk kishte garanci per te siguruar nje largim te shpejte dhe te sigurt nga vendi i ngjarjes. Ne keto kushte, te pandehurit Orik Shyti dhe Altin Arapi kane shkuar ne qytetin e Durresit, ku kane blere nje mikrobus te markes RENAULT, modeli "Espace", me ngjyre gri, e cila ne momentin e blerjes kishte nje targe italiane, ne te cilen dalloheshin germat dhe shifrat BG 789884. Nga shifrat e dukshme te kesaj targe, kater shifrat e mesit (8988) ishin te shkruara dhe jo te stampuara, sepse poshte tyre te stampuara ishin shifrat "9501". Ky ndryshim ne targe, ishte bere qe me pare nga personat qe ua kishin shitur automjetin te pandehurve. Per te realizuar vjedhjen u vendos qe te pandehurit do te shkonin dhe do te largoheshin nga Banka, me mikrobusin e mesiperm, te cilin do ta braktisnin dhe digjnin, duke vazhduar me tej me nje automjet te markes BME, me targe TR 2658 C, me ngjyre si gri ne jeshile (mente). Djega e mikrobusit ishte parashikuar qe te realizohej nepermjet shperthimit te nje kallepi tritoli, prane te cilit do te vendosej edhe nje shishe me benzine qe do te ndihmonte fillimisht djegien. Detyren per te djegur mjetin e kishin i pandehuri Altin dhe shtetasi Enkeledi Agaj. Te pandehurit e kane cuar mikrobusin ne qytetin e Vlores diku nga fundi i muajit Mars te vitit 1996 dhe fillimisht e kane mbyllur tek nje parking, i ndodhur ne rrugen Trasballkanike, ne afersi te baneses se te pandehurit Nikolin. Ne kete parking ata mbyllnin edhe automjetin tip BMV, me targe TR 2758 C. Gjate kohes qe automjetet kane qene ne parking, ato jane levizur ne momente te ndryshme nga te pandehurit. Te pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi dhe Gentian Caka, si dhe shtetasi Enkeled Agaj, kane shkuar ne qytetin e Vlores, rreth 10 dite perpara ngjarjes, ndersa i pandehurit Nikolin Novruzaj ndodhej atje. Kater personat e pare kane fjetur tek nje hotel i ri, i ndodhur ne Skele dhe pikerisht te pandehurit Orik dhe Altin flinin ne nje dhome, ndersa i pandehuri Gentian dhe shtetasi Enkeled Agaj ne nje dhome tjeter.

Ne daten 18.04.1996, rreth ores 12:00-12:30, ne degen e BKT-se Vlore, kane ardhur automjete te shoqerise VEFA, te cilat sillnin parate e mbledhura me fajde nga qytetaret. Mbasi evidentojne kete fakt, te pandehurit te armatosur me arme zjarri dhe konkretisht, i pandehuri Orik Shyti dhe shtetasi Enkeld Agaj me automatike, ndersa te pandehurit Altin, Gentian dhe Nikolin me pistoleta, vendosin te kryejne vjedhjen e Deges se BKT Vlore. Shtetasi Enkeled Agaj, kishte veshur per t'u mbrojtur edhe nje jelek anti-plumb. Perpara futjes ne ambientet e brendshme te bankes, qe te gjithe autoret kane vendosur maskat e pergatitura qe me pare dhe i pari ka hyre i pandehuri Orik Shyti, e mbas tij edhe te pandehurit Altin, Gentian e Nikolin. Agaj ka hyre mbas tyre, sepse ai ishte drejtuesi i mjetit dhe i eshte dashur pak me shume kohe per te dale nga mjeti.

Ne momentin qe te pandehurit kane hyre ne ambientet e Bankes, deshmitari Thanas Pasko, i cili ishte detyre polic per ruajtjen e bankes, ka reaguar, duke u perpjekur qe te mbushe armen e sherbimit. Por, i pandehuri Orik Shyti ka qelluar menjehere ne drejtim te tij me bresheri te shkurter, duke e plagosur deshmitarin dhe neutralizuar ate. Nderkohe te pandehurit e tjera, kane kapercyer sportelet e bankes, duke kaluar ne pjesen e brendshme, ku ndodhen punonjeset e sherbimit. Me shpejtesi ata kane arritur qe te marrin nje shume ne vlere te pegjithshme prej rreth 2.170.000 leke, e cila ishte ne monedha te ndryshme (USD, GDR, LIT). Gjate kohes qe te pandehurit merrnin sasine e parave, i pandehuri Altin Arapi ka shkrehur nje here armen e tij, te tipit pistolete, dhe si pasoje eshte plagosur deshmitarja Stoli Bega, me detyre pergjegjese e arkes. Gjate veprimeve te kryera nga ky i pandehur, me qellim marrjen e parave, atij i ka rene nje kallep tritoli, te cilin e mbante me vete per te realizuar djegien e mikrobusit. Duke marre sasine e parave, te gjithe te pandehurit dhe shtetasi Enkeled Agaj, kane dale nga ambientet e brendshme te bankes dhe kane hipur ne mikrobusin e markes RENAULT, modeli "Espace". I pandehuri Altin mbante ne dore nje cante te mbushur me leke shqiptare, ndersa i pandehuri Nikolin kishte ne dore nje cante ne forme kellefi jasteku, te mbushur me valute te huaj. Te pandehurit jane nisur duke kaluar ne disa rrugica dhe kane shkuar mbas shkolles "Ali Demi", te vendi ku kishin lene automjetin tip BMV dhe menjehere kane zbritur nga mikrobusi. Te pandehurit Orik, Gentian dhe Nikolin kane zbritur nga mikrobusi, duke marre me vete armet dhe valuten. Enkeledi Agaj ka sperkatur mikrobusin me benzine ende pa pritur qe i pandehuri Altin Arapi te fuste nje sasi lekesh qe mbante ne dore te canta qe kishte me vete. Canta qe mbante i pandehuri Altin Arapi mori flake dhe ne keto kushte ai kur afrua tek automjeti tip BME, e derdhi canten ku kishte edhe disa bomba, duke marre leket dhe armet qe ishin brenda saj. Canten se bashku me nje sasi prej 500 mije lekesh, si dhe dy doreza brenda saj, i pandehuri e ka lene aty. I pandehuri Orik ka bere ndarjen e parave te vjedhura, duke i dhene te pandehurit Gentian Caka, nje sasi prej 2 milione lekesh, te pandehurit Nikolin nje sasi prej 2.3 milione lekesh dhe Enkeled Agaj nje sasi prej 1.7 milione lekesh.



Grabitja me arme dy here e shoqerise IAP

Ne fillim te muajit tetor te vitit 1994, te pandehurit Orik Shyti i ka lindur mendimi kriminal qe te realizojne vjedhjen e arkes e shoqerise IAP, te ndodhur ne qytetin e Tiranes. Kete mendim, ai, ia ka shfaqur edhe te pandehurve Altin Arapi, Leart Shyti, Roland Shyti dhe Gentian Caka, te cilet kane qene dakord per realizimin e kesaj vjedhje. Perreth 5-6 dite te pandehurit, kane studiuar ndertesen e shoqerise, si dhe njerezit qe hynin dhe dilnin aty. Mbas studimit, te pandehurit kane vendosur qe te veprojne dhe ne daten 12.10.1994, rreth ores 12:00, ata te maskuar, duke perdorur maska dhe paruke, si dhe hipur ne nje veture te markes "Alfaromeo", modeli "Alfeta", me ngjyra gri dhe qe i kishin vendosur targen TR 6975 A, kane shkuar te ndertesa e shoqerise IAP. Te pandehurit kane zbritur nga vetura dhe jane drejtuar te nje kolibe, ku qendronte roja e nderteses. Dy prej tyre kane hyre brenda ne koliben e rojes dhe e kane neutralizuar ate. Me pas, i pandehuri Leart Shyti ka qendruar me qellim qe te mbaje nen kontroll rojen, ndersa kater te tjeter jane futur ne ndertese, duke u ngjitur ne katin e dyte te saj.

Sapo kane hyre ne ndertese, kane hasur perballe deshmitarin Luan Ymeri, i cili ishte me detyre truproje e presidentit te shoqerise, deshmitarit Astrit Kucana. Te pandehurit e kane detyruar kete te fundit te kthehet me fytyre nga muri dhe te mos levizte. I pandehuri Roland Shyti ka qendruar me armen drejtuar deshmitarit Luan Ymeri, me qellim qe ky i fundit te mos levizte dhe njekohesisht ka detyruar edhe nje punetor qe te priste telat e linjes telefonike. Tre te pandehurit e tjere kane vazhduar duke u ngjitur ne katin e dyte te nderteses, ku ishte zyra e deshmitarit Astrit Kucani. Ne zyre ndodheshin deshmitaret Astrit Kucani dhe Habil Zerani. Te pandehurit i kane kerkuar deshmitarit Habil, qe te ulej ne gjunje dhe ne kushtet kur ky i fundit ka kundershtuar, e kane goditur me qyten e pistoletes ne koke. Mandej i jane drejtuar deshmitarit Astrit Kucani, duke e goditur me grusht ne pjesen mbas kokes dhe duke i kerkuar qe t'u jepte celesat e kasafortes. Te pandehurit ia kane vendosur edhe tyten e pistoletes ne faqe. Fillimisht te pandehurit kane bere perpjekje qe ta hapnin vete kasaforten me celesin e dhene nga deshmitari Astrit, por nuk kane mundur dhe kane detyruar kete te fundit qe ta hape kasaforten. Te pandehurit kane marre nga kasaforta nje sasi parash, me nje vlere te perafert prej 53 mije USD, te cilat i kane futur ne canten e deshmitarit. Te pandehurit kane dale me shpejtesi nga ndertesa dhe jane larguar me shpejtesi me veturen tip "Alfeta". Fakti kriminal u provua nga deshmite e shtetasve Habil Zerani, Albert Domi, Luan Ymeri (deshmia e te cileve u kundershtua pjeserisht me deklarimet e dhena prej tyre gjate hetimeve paraprake) dhe Astrit Kucani.



...Grabitja e dyte ka ndodhur rreth nje muaj me vone nga vjedhja e mesiperme, te pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi, Leart Shyti, Gentian Caka, Roland Shyti dhe Kreshnik Spahiu, kane vendosur per te sulmuar perseri shoqerine IAP. Ne daten 07.12.1994, rreth ores 09:30, te gjithe te pandehurit jane takuar, me pas kane bere gati armet qe do te merrte secili, si dhe maskat dhe paruket qe do te perdornin per t'u maskuar. Menjehere mbasi kane zbritur nga mjeti, kane neutralizuar rojen e deres se jashtme te nderteses, deshmitarin Mehmet Bega. Fillimisht e kane goditur me qyten e armes dhe mandej i pandehuri Roland i ka drejtuar armen, me qellim qe roja te mos kishte mundesi te reagonte. I demtuari Eduart Trimi, kishte tentuar qe te mbushte armen e tij te sherbimit. Ky i fundit, duke hasur veshtiresi ne mbushjen e armes, eshte kthyer me qellim qe te futet ne ndertese. Pa u futur ende ne ndertese, ai eshte qelluar nga i pandehuri Altin Arapi, i cili ishte i armatosur me nje pistolete "TT". Si e pasoje e goditjes, i demtuari eshte plagosur ne melci, por megjithate ai ka hyre ne ndertese dhe ka vazhduar qe te ngjise shkallet. Tre te pandehurit Orik, Altin dhe Gentian kane vazhduar te ecin drejt tij dhe ne momentin qe ata futen tek dera e nderteses, i demtuari kishte arritur ne sheshpushimin e shkalleve midis katit te pare dhe te dyte. Ne kete moment i pandehuri Altin Arapi, ka qelluar perseri ne drejtim te tij, duke e goditur ne pjesen e sqetulles se majte. Si pasoje e kesaj goditje i demtuari ka rene ne dyshemene e sheshpushimit. Te pandehurit jane ngjitur neper shkalle dhe kur kane arritur ne sheshpushim, i pandehuri Altin Arapi, ka qelluar edhe njehere ne drejtim te te demtuarit dhe predha e ka goditur kete te fundit ne pjesen e nofulles. Pasi kane kaluar nepermjet zyres se avokates, te tre te pandehurit jane futur ne zyren e presidentit te shoqerise Astrit Kucana dhe duke e goditur me qyten e nje arme automatike, si dhe me gju, i kane kerkuar atij celesat e kasafortes. Deshmitari Astrit u ka dhene celesat, por te pandehurit nuk kane mundur dot qe te hapin kasaforten. Ne keto kushte, te pandehurit kane detyruar deshmitarin qe te hapte kasaforten dhe mbas hapjes, te pandehurit kane marre vetem nje sasi prej 3500 USD, qe ndodheshin ne kasaforte. Me qellim qe te shkaktonin peshtjellim, te pandehurit kane qelluar me arme dhe lane zbritur menjehere poshte. Mandej qe te gjithe te pandehurit kane hipur ne automjetin tip furgon "Volksvagen" dhe jane larguar me shpejtesi. Fakti kriminal u provuan nga deshmite e shtetasve Teuta Ibrahimi, Mehmet Bega, Astrit Kucani dhe Eduart Trimi, te cilet kane shpjeguar ne menyre te hollesishme, kohen e ndodhjes se ngjarjes, numrin e personave qe kane marre pjese ne kete ngjarjes, veprimet e tyre, karakteristikat e jashtme, faktin qe kane qene te maskuar dhe te armatosur, automjetin e perdorur, sasine e parave te vjedhura, etj.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika