PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Sefgjini: Klosi, shpjegime ne Prokurori

Sefgjini: Klosi, shpjegime ne Prokurori


E Marte, 13 Maj 2008

Kreu i Tatimeve, ne arrest shtepiak, mohon akuzat: Nuk e jap doreheqjen. Pasaporten nuk ma kane marre

Ish-nenkryetari i SHIK-ut per Tiranen ne periudhen 1992-1997, Arben Sefgjini, ka mohuar te gjitha akuzat per implikim ne rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Ne emisionin "Opinion Plus", te Blendi Fevziut, ne TV Klan, ai shprehet se me akuzen dhe emrin e Remzi Hoxhes eshte njohur vetem nga akuzat e prokurorise. Nderkohe qe, ne kushtet e arrestit shtepiak, ai vlereson se prokuroria nuk ka prova per akuzen e ngritur, duke deklaruar padijenine e tij ne kete ngjarje. Nderkohe qe kerkon nga ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, te shkoje ne prokurori. Njeheresh nuk ka munguar te shprehet se te gjitha levizjet e tij kane qene te dokumentuara. Pikerisht ne kete sens shprehet dhe per deklaratat e Koldashit se kishte shoqeruar Remzi Hoxhen ne bazen e SHIK-ut, Kune Vain Lezhe, duke deklaruar se ndonese nuk kishte dijeni per nje gje te tille, kete Koldashi duhet ta kete te dokumentuar.

Kur jeni njohur me akuzen?

Ne tetor te vitit 2006, prokuroria regjistroi ne ngarkimin tim nje ceshtje me akuzen e rrembimit te personit me tortura dhe pasoja te renda. Ne perfundim, prokurori i kerkoi caktimin e mases se sigurimit arrest shtepie.

Vazhdoni te jeni ne drejtimin e Tatimeve?

Vazhdoj te ushtroj profesionin tim ne krye te Drejtesise se Pergjithshme te Tatime dhe mundohemi te perballojne punen per realizimin e detyrave.

Kur jeni njohur me ngjarjen e zhdukjes se biznesmenit Remzi Hoxha?

Per ngjarjen, jam njohur nga akuza. Nga akuza jam njohur qe akuzohem per rrembim personi, per nje ngjarje ne vitin 1995, atehere kam qene zevendesdrejtori i SHIK-ut ne Tirane.

Cfare profesioni keni?

Une kam studiuar matematike dhe nje vit pasuniversitar per matematike. Pastaj jam diplomuar ne Fakultetin Juridik.

Nga kush te erdhi oferta per ne SHIK?

Erdhi nje oferte nga Bashkim Gazidede, si nje i njohuri im ne Fakultetin e Shkencave te Natyres. Kisha edhe oferta ne Ministrine e Arsimit. Zgjodha kete te fundit.

Karriera juaj si nisi?

Ne vitin 1992, fillova pune ne drejtorine e pergjithshme ne aparatin qendror. Ne vitin 1994 emerohem zv.drejtor i Drejtorise se SHIK-ut ne Tirane, ishte drejtoria me e madhe e terrenit.

Objektivi i punes suaj?

Objektivi ishte i percaktuar nga ligji per SHIK, te parandaloja dhe te zbulonte aktivitetet antikushtetuese. Kishim parasysh aktivitetet qe destabilizonin situaten. Kishte edhe forma te tjera, si spiunazh apo krim ekonomik.

Kishit si objekt te punes dhe hetimin e aktivitetit te kosovareve?

Kjo vetem qe nuk ishte objekti i punes sone. Nese midis kosovareve kishte persona qe ishin te perfshire ne kete veprimtari, ata do te trajtoheshin si gjithe te tjeret. Informacionet merreshin nga bashkepunetoret dhe inspektoret qe ishin ne terren.

A mbani mend per persona te rendesishem?

Nuk mbaj mend per emra te ketij niveli.

C'ka ndodhur me Remzi Hoxhen?

Nuk kam dijeni se cfare mund te kete ndodhur me kete rast me shtetasin te quajtur Remzi Hoxha. Ne vitin '96 eshte kerkuar nje informacion me kete targe qe kishte lidhje me kete ngjarje, nga verifikimet e bera nuk rezultonte qe kjo te ishte nje targe e Drejtorise se SHIK-ut ne Tirane.

Si shpjegohet kjo?

Ne vitin 1996 per Prokurorine e Pergjithshme ka qene se nuk rezultonte si pjese e drejtorise.

Po per rrembimin e Remzi Hoxhes c'mund te thoni?

Nuk kam dijeni per kete emer. Nuk me kujton asgje per kete emer. Drejtoria e SHIK-ut Tirane ndertonte punen e vet, mund te ishin shume persona qe mund te ndiqeshin ne rruge operative, pasi kishte procedura te caktuara. Nese ky ndiqej, ai duhej te ishte i regjistruar. Ne vitin 1996, kam degjur per te kur prokuroria ka kerkuar per targen.

Me pas cili ka qene aktiviteti juaj?

Ne vitin 1997, une jam larguar me kerkesen time nga SHIK. Deri ne vitin 2003, kam qendruar si qytetar normal i ketij vendi. Ne vitin 2003 ndalohem nga prokuroria per kete ngjarje.

Jeni interesuar pastaj per kete ceshtje?

Une jam i interesuar, sepse une nuk kam dijeni fare per kete ceshtje dhe person.

Koldashi deklaroi se e kishte shoqeruar Remzi Hoxhen me urdher te eproreve?

Te gjitha veprimet e sektorit qe drejtonte zoti Koldashi dokumentoheshin. Kishte urdhra te firmosura, kishte libra ku regjistronte keto urdhra.

Por ai e ka pranuar nje gje te tille...?

Une jam i sigurt qe, nese zoti Koldashi e ka shoqeruar, kjo do te jete e dokumentuar.

Denoncimi ne policia nga familja e Remzi Hoxhes ka marre pergjigje se e kane marre per ta pyetur SHIK-u dhe makina ka qene e SHIK-ut te Tiranes?

Une s'kam dijeni. Nese policia ka dhene te tilla informacione, eshte ajo qe duhet te jape shpjegime.

Interesimi i Pjeter Arbnorit per kete ceshtje?

Une nuk kam dijeni.

Keni pasur konsultime me kreun e SHIK-ut, Gazidede, per ceshtjen e Remzi Hoxhes.

Une nuk kam pasur asnje arsye qe te konsultohem me Gazideden.

Po shoqerimi ne komisariat i tij, ku kishte nje zyre SHIK-u ne Tirane?

Une mendoj qe, nese ka informacione te tilla, jane plotesisht te verifikueshme. Askush nuk mund te hyje ne komisariat pa u verifikuar.

Ziso Kristopuli akuzon se eshte pyetur dhe torturuar per te folur?

Se pari, ne lidhje me Kristopolin deklaroj ketu sikur kam deklaruar, qe kete emer e kam mesuar ne momentin qe jam ndaluar ne 2003.

Ju ka pare deklaron ai...?

Ky zoteri mund te me kete pare mua, sepse mund ta kete para fotografine time ne gazeta, kjo nuk do te thote asgje.

Thirreshin per t'u pyetur te dyshuarit?

Nese nje person ishte subjekt, ose me te cilin do te behej nje pune nga ana e sherbimit, perpunoheshin dokumentet perkatese dhe merreshin masat perkatese.

Drejtuesit e PS te asaj kohe ishin nen pergjim?

SHIK kishte te drejta te merrte ne bisede operative cdo person, nese kishte dicka per te marre nga nje person, ishte ne deshiren e tij te pranonte apo jo.

Kristopoli akuzon...?

Une nuk kam dijeni per kete person.

Po akuzat e Abdyl Loshajt?

Eshte nje emer qe nuk me kujton asgje dhe jam pyetur per kete person gjate vitit 2003 nga prokuroria.

Ndalimi i tyre eshte bere per te dhene informacione. Jane keqtrajtuar?

Mundet qe shume persona qe kane ardhur per te dhene shpjegime ne SHIK tani mund te dalin te thone se me kane rrembyer. Kjo do te thote se une nuk kam dijeni per kete emer dhe nese ka ardhur te jape deshmi nuk do te thote qe eshte rrembyer.

Akuza ndaj jush pretendon se jeni pjese e rrembimit?

Prokuroria duhet te provoje akuzat.

Fatos Klosi, ish kreu i SHISH-it eshte shprehur se jeni pergjegjes per zhdukjen e Remzi Hoxhes?

Kete deklarate e kam pare ne media edhe si ish-punonjes i atij sherbimi me vjen keq qe te behen deklarime te tilla nga nje kryetar i sherbimit. Sepse duhet te permbaje disa element te tjera, ai duhet te dinte se per kete duhet te tregonte burimet, duhet t'i referohet dokumenteve. Zoti Klosi i referohet disa informacioneve, por ai nuk jep prova me deklarimet qe ai ben. Une mendoj qe duhet te shkoje ne prokurori. Informacionet do te ndihmojne organin e akuzes duke dhene prova.

Dijenia per Lloshajn?

Nuk kam asnje lloj informacioni per kete person. Per here te pare kam degjuar nga shkresa e Prokurorise se Pergjithshme ne 2006.

Asnje rast nuk ka pasur qe te kete rrembyer, keqtrajtuar, as ne vitin 1996?

Me dijenine time nuk ka persona te rendesishem ne ate kohe qe te jene keqtrajtuar.

Keni qene ne bazen e SHIK-ut ne Lezhe?

Te gjitha levizjet e mia duhet te jene te dokumentuar.

Perse sherbente?

Nuk e di perse sherbente, kam qene per ta pare kete. Nuk kane sherbyer per te keqtrajtuar njerez.

Kontaktimi familjareve i Remzi Hoxhes, u kane kerkuar informacione?

Asnjehere nuk me kane kontaktuar deri me sot. Ne periudhen qe ne flasim, ka qene drejtor nje person tjeter. Jo vetem qe s'ia marre direkt me ndjekjen e ketij personi, por organi i akuzes ne ate kohe qe keto flasin une kam qene nendrejtor.

Njohja me dosjen?.

Jam njohur me dosjen qe me ka vene ne dispozicion prokuroria.

C'mund te kete ndodhur me Remzi Hoxhen?

Nuk kam dijeni fare.

Jeni bere kurioz per fatin e Hoxhes?

Jo vetem aq sa kam ndjekur nga media.

Ka mundesi qe te kete vdekur?

Nuk mund te jap gjykime te tilla vetem nga emisionet televizive apo shkrimet e gazetave.

Po ai eshte torturuar?

Nuk kam marre pjese ne torturimin e ketyre personave por nuk kam asnje lloj dijenie per keto persona. Nuk mund te flasim per nje rrembim te tille kur une nuk kam dijeni. Ligji lejonte qe sherbimi informativ te ftonte persona ne diskutim informativ.

Ndjeheni pergjegjes per vdekjen e Remzi Hoxhes?

Nuk rendon ne ndergjegjen time asgje qe nuk eshte bere nga ana ime dhe qe s'kam dijeni une. Une nuk kam dijeni per asgje, nese do te kisha dijeni do te isha i gatshem te ndihmoja.

Ju kane marre pasaporten?

Nuk eshte e vertete qe me kane marre pasaporten.

Si punoni?

Te gjithe drejtuesit vijne ketu dhe komunikojne.

Doreheqja?

Nuk gjykoj se ka ndonje arsye per te dhene doreheqjen. Ne administraten tatimore punet po me shkojne te gjitha mire.

A e mendoni?

Aktualisht nuk eshte ne planin tim.





Ish kreu i SHIK, si u gjykova ne 2003 per rrembim e Hoxhes

Ish-kryetari i SHIK per Tiranen, Arben Sefgjini, ka shpjeguar hetimet qe jane bere ne vitin 2003 per ceshtjen e zhdukjes se Remzi Hoxhes, ku ai ka vuajtur edhe denimin per 1 vit e 8 dite bashke me tre persona te tjere. "Ne maj te vitit 2003, ne oren 9 te darkes, dy persona civil vijne dhe me kerkojne qe t'i shoqeroj ne policine e Tiranes, nuk kishin asnje dokument dhe vajta i shoqeruar nga forca te medha policie, ku me pas qe vajta dhe drejtori i ceshtjes me njoftoi me akuzen per rrembim personi dhe torturim", ka deklaruar Sefgjini per arrestimin e bere ndaj tij. Ai ka sqaruar se gjate momentit te arrestimit, kur iu eshte komunikuar akuza, ai ka kerkuar vetem te drejtat e tij. "Vendimi eshte qe, sipas organit te akuzes, keto ngjarje nuk perbenin shkelje te vepres penale, sepse ato ishin amnistuar dhe hetimi eshte mbyllur", theksoi ish-kryetari i SHIK per Tiranen.


Komento artikullin | Shiko komentet (13 komente)
Te Tjera nga rubrika