Bizneset nuk shpetojne nga "gjoba"
Rozeta Rapushi
E Marte, 13 Maj 2008
Biznesi arriti te shpetoje nga parapagimi ne masen 15% te gjobes, para se te shprehet gjykata, por jo detyrimit per te paguar ne masen 100% gjoben, nese kerkon te ankohen ne gjykate per padrejtesi. Kete klecke te sanksionuar ne projektligjin per "Procedurat Tatimore", bizneset nuk munden ta shmangin, pavaresisht kembenguljes se ky nen duhet te rishikohet e permiresohet. Me shumice votash, Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi nen per nen, per te dyten here, projektligjin e ashtuquajtur te gjobave, duke mos marre parasysh ankesat e biznesit. Ligjet pranuan vetem shfuqizimin e nenit qe detyronte 15% parapagim te gjobes, para se te shprehej gjykata, por jo ndryshime te tjetra. Mundesia e fundit duket se ka mbetur shqyrtimi ne Komisionin e Ekonomise dhe votimi ne Kuvend per te ndryshuar nenin qe detyron te gjitha bizneset qe, nese ankohen ne gjykate ndaj gjobe te vene, duhet ta paguajne ate paraprakisht per te pasur te drejten e ankimit. "Projektligji miratohet nen per nen", theksoi kryetari i Komisionit, Fatos Beja, pavaresisht kundershtimit te deputeteve te opozites ne mbledhjen e djeshme. Ajo cka kerkuan shoqatat e perfaqesuesit e biznesit nga Kuvendi, ishte rishikimi dhe ndryshimi ne thelb i nenit 107 te projektligjit, aq te debatueshem per "Procedurat Tatimore". Ata u shprehen te gatshem qe te lene edhe garanci pasurore ne te tilla raste, derisa gjykata te shprehet, por jo te parapaguajne detyrimin e gjobes deri ne masen 100%. Po dhe kjo kerkese nuk u pranua. Ligji i detyron biznesin te paguaje 100 per qind te detyrimit, ne rast se gjendet i penalizuar nga tatimet. Pasi te kete ankimuar ne gjykate dhe te jete marre vendimi, biznesi mund te marre mbrapsht shumen qe ka derdhur ne tatime.
Shoqatat e biznesit dhe Dhoma Amerikane e Tregtise nuk e konsiderojne akt normal nxjerrjen e detyrimeve nga tatimet me metoda alternative, pasi keto raste lene shume vend per subjektivitet. Pas vendimit te Gjykates Kushtetuese per shfuqizimin e ligjit te gjobave, administrata tatimore do t'i ktheje biznesit gjobat qe ka parapaguar ne momentin e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, rreth nje vit me pare. Bizneset qe jane gjobitur, por qe ende nuk e kane paguar 15 per qind te gjobes, tashme mund ta ankimojne ate, pa pasur detyrimin qe te paguajne me pare shumen qe sanksiononte ligji i rrezuar.