PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Finalja-derbi vetem ne "Selman Stermasi"

Jeton Selimi
E Marte, 13 Maj 2008

Endrrat e kuq per nje finale-derbi, ne stadiumin "Qemal Stafa" dhe nen driten e projektoreve, marrin fund. Dinamo i ka rezistuar gjate ofensives se Partizanit qe takimin e fundit, ate qe do te percaktoje edhe titullin kampion, ta zhvillonte ne tempullin e futbollit. Fundja, secili ben hesapet e veta. Nese per te kuqte, "Qemal Stafa" do te thoshte shume entuziazem e mijera tifoze, per blute do te thoshte me shume vuajtje. Ndaj, o burra, te shfrytezojme kalendarin. Dinamo nuk heq dore nga stadiumi i dyte i Tiranes. Keshtu do te kete mundesine te shfrytezoje vetem nje pjese te kapacitetit te tij dhe kjo do te thoshte me pak presion ndaj lojtareve blu. Burime zyrtare prane klubit blu theksojne se Dinamo i ka percaktuar tashme te gjitha, edhe cmimin e biletave.

Impianti i dyte i kryeqytetit, i njohur rendom si stadiumi "Dinamo", ka qene dikur foleja e bluve, qe pas viteve te demokracise u aneksua cuditshem nga Tirana. Stadiumi ka nje kapacitet prej 10 mije vendesh, por nje pjese e tij eshte jo funksionale. Dy sektoret pas porte nuk garantoje standardet e duhura, ndaj ata nuk do te hapen per tifozerine. Kjo do te thote se numri i vendeve do te reduktohet ndjeshem ne rreth 8000 tifoze. Megjithate, per te mbuluar situaten, drejtuesit blu, te vetedijshem se tifozeria e kuqe ka nje epersi te llahtarshme ndaj asaj blu, kane vendosur qe ultrasit e Partizanit te qendroje ne tribunen perkarshi dhe te kene gjysmen e tribunes kryesore. Gjysma tjeter e pjeses se mbuluar do te jete e rezervuar per tifozet blu. Manovra e ngritur nga drejtuesit blu kerkon te qetesoje tifozerine e Partizanit, e cila prej javesh kerkon me ngulm "Qemal Stafen", si arenen e betejes finale.

Biletat do te kushtoje te gjitha pa perjashtim 5000 leke te vjetra. Drejtuesit blu kane vene kete cmim te kripur per nje stadium si "Selman Stermasi", pasi te ardhurat qe ata do te fusin ne xhep do te jene te bollshme. Pritet nje interesim i madh i tifozeve nga te dyja skuadrat, ndonese sipas parashikimeve te para, tifozet e Partizanit do te jene ne nje numer disa here me te madh se ata te Dinamos.

Ne federate bejne me dije se drejtuesit e te dyja skuadrave kane rene dakord qe derbin vendimtar ta gjykoje nje arbiter i huaj. Nuk jane percaktuar detaje te metejshme, por dihet se klubet do te paguajne shpenzimet e nevojshme. Gjyqtari, apo kombesia e tij, ende nuk eshte percaktuar, por fjalet e para bejne te ditur se do te jete nje nder me te spikaturit e kontinentit. Keshtu, 10 dite pas ardhjes se gjermanit Babak Rafati, i cili gjykoi finalen e Kupes, nje tjeter gjyqtar i huaj do te arbitroje serish ne Shqiperi.

Tifozet e kuq: Do hipim te pemet

Te paret qe kane reaguar kur kane mesuar lajmin se finalja e madhe mes Dinamos dhe Partizanit do te luhet ne "Selman Stermasi", kane qene tifozet e kuq. "Ku na nxe ne stadiumi "Dinamo", shpotit Rimi, nje nder ultrasit e kuq, qe i kujton emrin e vjeter stadiumit ku do zhvillohet derbi. "Me vjen keq qe na persekutojne dhe nuk na lene te vijme te gjithe. Une po ua them me siguri te plote, se ne te gjithe rrethet e vendit jane organizuar dhe do te mesyjne Tiranen. Boll t'ju them se vetem nga Skrapari jane gati 7 autobuse, pa llogaritur qytetet e tjera te medha. Ne do te jemi shume, vertet shume dhe nje stadium i atyre parametrave me nje pjese te tij jashte funksionit nuk na merr te gjitheve. Megjithate, ne do te hyjme e jo vetem ne tribunen perkarshi, sepse te jeni te bindur qe aq tifoze nuk i mban dot stadiumi "Dinamo". Do te hipim dhe ne peme", perfundon ultrasi i Partizanit.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika