Ne Eurivizion me Greqine, tifo per Shqiperine
E Hene, 12 Maj 2008
Kuron imazhin e kengetares greke ne Eurovizion, i cili pas pak ditesh do te cele siparin ne Beograd, por te qenit shqiptar s'mund ta leje indiferente ndaj Olta Bokes dhe kenges sone. Eshte koreografi i perfaqesueses se Greqise ne Festivalin Evropian, kengetares Kalomira. Shqiptari Julian Bulku ka kuruar ne cdo detaj perfomancen e perfaqesimit te Greqise ne Festivalin Evropian te Kenges, por ben tifozllik per Shqiperine jo pak. "Dua t'i uroj Shqiperise fat ne Eurovizion. Mendoj se kengetarja eshte e shkelqyer dhe kenge eshte e mrekullueshme. Ju uroj shume fat dhe ju dua shume"- rrefen nder te tjera koreografi shqiptar. Ajo cka ka terhequr vemendje teper te madhe eshte edhe bashkepunimi i te riut shqiptar me kengetaren me te famshme te momentit ne Greqi, greko-amerikene, Kalomira. Ajo cka te gjithe greket shpresojne eshte qe Kalomira te riktheje ne Greqi trofeun e festivalit, sic Elena Paparizu u shnderrua ne krenarine e tyre ne vitin 2005. Por si u gjend koreografi shqiptar mes ketyre personaliteteve qe do perfaqesojne Greqine ne Eurovizion. Julian Bulku u largua nga Shqiperia ne fillim te viteve '90-te dhe pas nje endjeje neper Evrope, ndaloi perfundimisht ne Greqi, ku qe prej dhjete vjetesh po bashkepunon me emrat me te shquar te shou biz-it vendas. Ne nje rrefim per BBC, koreografi Bulku rrefen: "Gjithmone pjesemarrja e nje koreografi apo e nje kercimtari ne nje festival si Eurovision qe shikohet njekohesisht ne kaq shume shtete, eshte nje mundesi e bukur per te paraqitur punen tende si krijues dhe te jep edhe kenaqesine shpirterore". Shkon me tej duke e pare skenen e festivalit si nje trampoline qe arti i tij te shkoje me larg se sa Greqia, cka do te thote shume me teper kenaqesi ne Eurovizion. Kengetarja greko-amerikane nuk i kursen fjalet e mira per Julianin duke thene se, "Erdhi tek kompania jone me ide te mrekullueshme. Idete e tij ishin te reja e te fresketa. Shpeshhere ndeshesh me gjera qe i ke pare edhe me perpara. Neve na u desh te zgjidhnin me perfektin mes kandidateve. Dhe i tille eshte Juliani".
Gjithkush e di sa veshtire eshte te besh karriere ne Greqi! Mirepo Julianit nuk i eshte dashur te shtiret si grek per te mberritur ketu ku gjendet tani. Eshte shqiptar dhe kete se ka fshehur asnje cast te jetes se tij, por shprehet se. "Greqia me ka dhene mundesi qe une te vazhdoj edhe me tej hapat e mia si kercimtar, si krijues, si artist, gje qe Shqiperia ma ka mbyllur, pse me konsiderojne si "grek"! Julian Bulkut Greqia vertet i ka dhene teper mundesi, qe Shqiperia mund te mos ja kishte ofruar kurre. Burse per ne Amerike, Kalomiren, Eurovisionin... Vetem pak dite me vone, Juliani dhe Kalomira do te marrin udhen drejt Beogradit. Poe Juiliani eshte prej atyre shqiptareve qe jo vetem se ka harruar se nga vjen, por perhere j'ua kujton edhe te tjereve ndaj edhe s'mund te mos i uroje Shqiperise shume fat ne Eurovizion, duke e perfunduar gjithe rrefimin e tij me nje "Ju dua shume".
Juliani, perhere i deklaruar si shqiptar
Ka nje filozofi sipas se ciles per te bere karriere ne Greqi, duhet te besh ca kompromise me ndergjegjjen, te nderrosh emrin, te nderrosh besimin fetar, me qellim qe te jesh i pelqyeshem per vendasit. Juliani, jo vetem nuk ka bere asgje nga keto, por ne cdo hap te veprimtarise se vet kembengul te tregoje origjinen. Bie fjala, nje filxhan kafeje, me shkaben dykrenare dhe emrin Shqiperi, e mban gjithmone me vete gjate punes se tij, kudo qe te ndodhet. Ai nuk ka asnje kompleks per origjinen e tij. Rrefehet per BBC duke pohuar: "Besoj se te gjithe emigrantet qe jemi larguar nga atdheu yne, vitet e para te emigracionit kane qene te veshtira, sepse edhe ne jemi te huaj per keta, edhe keta jane te huaj per ne. Keshtu qe duhej te behej nje martese e bukur ndermjet mendjes sime dhe mendjes se grekut qe te behesha ky qe jam sot".
Reagimet e medieve greke per shqiptarin
Duke qene shqiptar, koreografi Bulku ne momentin e perzgjedhjes per te kuruar imazhin e Greqise ne festival, eshte ndeshur edhe ne reagimet tejet negative te medieve greke. Por per kengetaren Kaliomera s'ka pike rendesie kombesia, ndaj edhe shprehet se "Mendoj se per ate qe ka talent nuk ka rendesi se prej nga eshte! Ma ka treguar njeri se nga eshte Juliani? Po, me duket se me kane thene. Po ai eshte kaq i talentuar. As qe dua t'ia di se prej nga eshte? Une vete kam lindur ne Nju Jork, por njerezit nuk mund te me thone se nuk jam greke. E verteta eshte se une jam greke. Thjesht kam lindur ne Nju Jork! Pune e madhe!". Keto jane fjalet e kengetares, si pergjigje per reagimet deri diku raciste kundrejt Julian Bulkut.