Cilat jane programet televizive qe preferoni me shume
E Hene, 12 Maj 2008
Sondazhi i javes qe u mbyll ne "Koha Jone" online, ishte ai mbi audiencen televizive. Rreth 300 lexues qe moren pjese ne sondazh, iu pergjigjen pyetjes: Cilat jane programet televizive qe preferoni me shume? Nder votuesit, 45 ose 31.47 per qind vecuan edicionet e lajmeve si me te preferuarat ne televizion. Spektaklet ishin zgjedhja e 43 te tjereve dhe 41 lexues, ishin preferenciale per programet sportive ne ekranin e vogel. Nderkohe, debatet politike ishin zgjedhje e 25.87 per qind te lexuesve pjesemarres ne sondazh. Kurse muzika dhe filmat moren perkatesisht 25.17 dhe 243.48 per qind te votave. Dokumentaret, ishin zgjedhja e 23.78 per qind te votuesve kurse serialet televizive, preferenca e 6.99 per qind te votuesve. Ne fund, filmat vizatimore, ishin zgjedhja e 3.50 per qind te pjesemarresve ne sondazh.